Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Ruzhdi Matoshi
Language
Albanian
Abstract
Një vështrim në menaxhimin e etikës në institucionet publike, konkretishtë Sh.A Bifurkacioni - Ferizaj nxjerr në pah rëndësinë e një kodi të etikës.
Dëshirat, ëndrrat, qëllimet, synimet janë të ndryshme për individë të ndryshëm, por të gjithë kanë të njëjtin "interes". Janë pikërisht çështjet që lidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo me funksionimin e një shteti, me organizimin institucional të tij, me strukturimin e aparatit shtetëror, me rekrutimin e kandidatëve në mënyrë të drejtë dhe në bazë të meritave etj, si dhe me ofrimin e shërbimeve të qeverisë në një nivel sa më pranë shtetasve të saj ose siç njihet ndryshe parimi i subsidiaritetit që përbëjnë këtë interes të përbashkët
Një shprehje e Ciceronit thotë: "Për këdo që i dëshiron dhe i propozon vetes një karrierë, filozofia etike dhe morale është më se e nevojshme". Është momenti të themi se çelësi i suksesit në realizimin e këtyre dëshirave dhe për të pasur gjithashtu një karrierë e cila mund të përfshijë aspekte të ndryshme është Etika.
Kam zgjedhur të flas për etikën duke qenë se është një konmponent shumë i rëndësishëm për funksionimin e një institucioni publikë. Ky është qëllimi i këtij punimi që të trajtojë çështje që lidhen me këtë term, të analizojë institucionet publike, konkretisht Sh.A Bifurkacioni – Ferizaj, duke u nisur nga një këndvështrim realist dhe me qasje normative.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2435
Recommended Citation
Hyseni, Igballe, "ETIKA NË MENAXHIMIN PUBLIK, RAST STUDIMI Sh.A. BIFURKACIONI - FERIZAJ" (2020). Theses and Dissertations. 1926.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1926