Date of Award

Fall 10-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Uragan Alija

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome trajton marketingun digjital dhe shitjet online në Kosove. Arsyeja kryesore e zgjedhjes së kësaj teme është rritja e vrullshme dhe e paparashikuar e këtyre dy fenomeneve qe është duke ndodhur viteve të fundit. Ndërsa objektivat kryesore të cilat pretendohen të arritën me anë të këtij punimi janë: - Identifikimi i nivelit te përdorimit të marketingut digjital në Kosove si dhe sfidave me të cilat hasen kompanitë kosovare në këtë fushe - Identifikimi i nivelit te përdorimit të shitjeve online në Kosove, problemeve kryesore në këtë fushe si dhe qëndrimit të qytetareve ndaj kësaj mënyrë të tregtisë. Pas shqyrtimi të literaturës, në të cilën janë shpjeguar detajisht definicionet, llojet, qëndrimet dhe të gjitha detajet sa i përket marketingut digjital dhe shitjeve online, janë realizuar dy studime të ndryshme në të dy fushat: asaj të marketingut digjital dhe shitjeve online ne Kosove, ne të cilën kanë marr pjesë më shumë se 170 persona si dhe 7 kompani të sektorëve te ndryshme. Për secilin hulumtim është përgatitur një pyetësor i veçante, dhe janë arritur konkluzione lidhur me objektivat e cekura më lart. Sa i përket përdorimit të marketingut digjital në Kosove, edhe pse ekzistojnë metoda prej më të ndryshmeve Kosova ende ka ngecur në modelin klasik të përdorimit vetëm të rrjeteve sociale, portaleve dhe ueb faqeve, duke mos shprehur gatishmëri për te kaluar ne metoda më të sofistikuara. Ndërsa sa i përket shitjeve online, numri i përdoruesve ne Kosove është ende shume i vogël. Sa i përket gjinisë, ne numër më të madh janë femrat te cilat blinin online, ndërsa gjërat më së shpeshti të blera janë rrobat. Dy prej problemeve kryesore me të cilat përballet Kosova në fushën e tregtisë online janë mosbesimi në këtë sistem si dhe mungesa e informatave.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1919

Included in

Business Commons

Share

COinS