Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Computer and Information Science (MCIS)

Department

Computer Science

First Advisor

Krenare Pireva-Nuqi

Language

Albanian

Abstract

Përdorimi i teknologjisë ka sjell efikasitet të madh në shumë sfera të jetës. Edhe zgjedhjet nuk janë përjashtim. Sidoqoftë, në disa aspekte të menaxhimit të zgjedhjeve, dixhitalizimi është ende i diskutueshëm. Përdorimi i makinave elektronike të votimit ndihmon në numërimin me të shpejtë të votat dhe me saktësi dhe është duke u përdorur në disa shtete në Shtetet e Bashkuara, dhe po ashtu janë përhapur në disa vende të Amerikës Latine dhe Azisë.

Në anën tjetër trendi i lëvizjes në teknologji të votimit dhe numërimit është më i ngadaltë. Shumica e vendeve evropiane janë duke qëndruar në fletëvotimet konvencionale, në letër. Edhe më e diskutueshme është ideja e votimit në internet. Nga njëra anë, lejimi i qytetarëve për lehtësinë e votimit në internet pa qenë e nevojshme të vizitojnë vendvotimet ndihmon për të kthyer një rënie shqetësuese të pjesëmarrjes së votuesve në të gjithë botën. Nga ana tjetër, teknologjia është e ekspozuar ndaj rreziqeve në si rezultat i veprimeve në rritje të hakerëve, një shqetësim kryesor duke pasur parasysh sofistikimin në rritje të sulmeve në internet

Duke parë trendin global të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje, aplikimi nuk është uniform, pranueshmëria e çfarëdo zgjidhje të teknologjisë përcaktohet në bazë të rrethanave specifike të atij shteti.

Në këtë punim janë prezantuar gjetjet që vejnë në pah avantazhet e përdorimit të teknologjisë në aktivitetet e administrimit të përgjithshëm zgjedhor, rreziqet dhe sfidat që mund të paraqiten.

Qëllimi i këtij punimi është që të analizoj evoluimin e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje, përkatësisht të analizoj alternativat teknologjike që janë në dispozicion në funksion të administrimit të zgjedhjeve, përvojën e vendeve evropiane në përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, dhe në fund të paraqes një model të përshtatshëm për përdorim në Kosovë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2442

Share

COinS