Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Science in Information Systems (MSIS)

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Hazer Dana

Language

Albanian

Abstract

Trajtesa e këtij punimi ka për qëllim të analizojë dhe të diskutojë se të dhënat hapësinore janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme, ku lirisht mund të themi se rreth 80% e të gjitha të dhënave të ruajtura, përmbajnë informacione hapësinore. Gjithashtu, në këtë punim paraqitet gjendja e të dhënave hapësinore në institucionet publike në vendin tonë, sa është harmonizimi i tyre konform rregullave që i parasheh Direktiva INSPIRE, sa kemi informacione mbi meta të dhënat dhe sa kemi të krijuara meta dhëna, sa shfrytëzohen shërbimet e shikimit dhe shkarkimit, si dhe, si bëhet shpërndarja e të dhënave shtetërore dhe regjionale dhe në çfarë mase. Qëllimi i temës është, vërtetimi i rëndësisë së informacionit hapësinor, si dhe të kuptohet se, infrastruktura e të dhënave hapësinore është shumë e rëndësishme dhe se është parakusht që të kemi një gjuhë të përbashkët për të gjitha palët e përfshira në krijimin dhe përdorimin e të dhënave hapësinore, sepse për t’u akceptuar, themeltare është që gjuha të jetë e përbashkët, në mënyrë që të kuptohet nga të gjitha palët, gjë e cila do të rezultojë me sukses në të gjitha nivelet e komunikimit, si ato: ligjore, teknike apo organizative.Të dhënat hapësinore janë të nevojshme për të gjithë, jo vetëm për bizneset, qytetarët apo konsumatorët, por edhe për organet publike, sepse me ndihmën e analizave nga këto të dhëna, mund të merren vendime më cilësore në kohë më të shkurtë. Andaj, të dhënat hapësinore janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne, sepse na bëjnë të mundur që të jemi në dijeni rreth situatave të cilat ndodhin në kohë të njëjtë, por në hapësira të ndryshme. I patejkalueshëm dhe i rëndësishëm është bashkëpunimi në mes të: industrisë, qeverisë, përdoruesit, furnizuesit, administratës dhe qytetarëve, sepse, së bashku jemi më të fortë dhe së bashku mund ta shfrytëzojmë gjithë këtë mundësi, e cila mund të jetë më e mira për secilin prej nesh në situata të caktuara dhe ta kuptojmë se pa këto të dhëna ne nuk mund të rezervojmë fluturime për pushime vjetore, nuk mund të kontrollojmë parashikimet e motit dhe shumë gjëra të tjera, të cilat janë kruciale në ditët e sotme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.176

Share

COinS