Date of Award

Summer 6-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Xhevat Kurhasani

Language

Albanian

Abstract

Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga bakteria Mycobacterium tuberculosis dhe ai shfaqet zakonisht në mushkëri.

Tuberkulozi mund të shfaqet edhe në organe të tjera të trupit, si për shembull në gjendrat limfatike, në kocka, në organet e urinimit dhe ato gjenitale, në organet e brendshme, në sistemin qendror nervor, në lëkurë ose edhe si infeksion i përgjithshëm.

Njeriu mund të preket nga tuberkulozi kur ai është në të njëjtin ambient me një person të sëmurë nga tuberkulozi. Rrezikun më të madh të marrjes së sëmundjes e kanë ata që jetojnë në të njëjtën familje dhe ata njerëz të cilët janë shumë pranë ose kanë kontakte të shpeshta me të sëmurin. Mundësia e marrjes së sëmundjes nga kontakte të rastësishme është shumë e vogël.

Qëllimi i këtij hulumtimi është njohja me sëmundjen e tuberkulozit, ekzaminimet, si të kujdesemi për pacientët të prekur nga kjo sëmundje si dhe përcjelljen e gjendjes së tyre, sa është e përhapur në vendin tonë dhe mjekimi tek personat e prekur nga kjo sëmundje.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2451

Included in

Nursing Commons

Share

COinS