Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Flora Kadriu

Language

Albanian

Abstract

Reformimi i Administratës publike është njëri nga elementet kyçe në aspektin e shtetndërtimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës. Kjo reformë ka për synim rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të kësaj administrate, modernizimin e saj dhe përfaqësimin proporcional të popullsisë në organet e shtetit. Kosova ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë të themelimit dhe ndërtimit të administratës shtetërore, posaqërisht fillet e para pas luftës së vitit 1999.

Në Kosovë janë duke u zhvilluar reforma në administratën publike nën udhëheqjen e Ministrisë së Administratës Publike dhe Zyrës. Këto veprime janë duke u mirëpritur nga Institucionet e Bashkimit Evropian, sepse kjo paketë e cila po implementohet ka rëndësi të veçant për antarësimin e vendit në BE. Ligji për zyrtarët publik, ligji për pagat, ligji për organizimin e funksionimin e administrates shtetërore dhe agjensioneve të pavarura janë pika kyçe të reformave të pritura në Republikën e Kosovës. Kosova është zotuar se do ta bëjë këtë reformë, orientuar nga marrëveshja e MSA-së.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2465

Share

COinS