Date of Award

Summer 8-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Banush Shyqeriu

Language

Albanian

Abstract

Kjo temë është e përqendruar në projektimin e Terminalit HIBRID multimodal për ndërkëmbim – stacion i trenave, stacion autobusëve dhe funksione komplementare në Podujevë.

Përdorimi i një dizajni për plotësimin e nevojave dhe kërkesave te zgjeruara globale për transport të qëndrueshëm dhe krijimi i lehtësive për ndërkëmbim në mes të hierarkive të ndryshme të transportit: autobus - tren që është në pajtim me vlerat më të larta arkitektonike e gjithashtu në një lokacion specifik.

Në pjesën e parë të temës fokus i veçantë i është kushtuar lokacionit se ku është e arsyeshme të vendoset. Ky kujdes i treguar na bën të mundur që terminali të jetë në pajtueshmëri të plotë me planifikimin urban të Podujevës. Kjo do të thotë se në lokacionin ku është përzgjedhur janë bërë analizat e duhura ku ky lokacion ka hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e terminalit dhe ka përparësi për qasje me të lehtë për transport.

Kjo temë synon krijimin e një zhvillimi bashkëkohorë urb-arkitektural duke krijuar ambiente dhe shprehje të reja strukturale dhe tektonike si afekte për zhvillim ekonomik dhe ndërveprim social, dhe njëherit t’i plotësoj të gjitha kërkesat për transport të qëndrueshëm.

Këto më poshtë kam prezantuar dy hipoteza :

H1: Ndikimi i Terminalit Hibrid në lehtësimin e transportit për banorët e qytetit të Podujevës H2: Stacioni i autobusëve dhe i trenit kane marrëdhënie pozitive në mes tyre dhe ndikojnë në zhvillimin e vendit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2463

Included in

Architecture Commons

Share

COinS