Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Ferid Selimi
Language
Albanian
Abstract
Trajtimi i kësaj teme lidhet me rëndësinë e gjuhës, jo vetëm në kuadër të zhvillimit të saj, por edhe në kuadër të përforcimit të normave dhe rregullave të përdorimit të saj në gazetari e veçanërisht në publikime të ndryshme në mediat elektronike dhe të shkruara. Në këtë temë, që është shtjelluar në formë hulumtuese, përfshihen problemet e gjuhës shqipe, çrregullimet e saj, gabimet gjuhësore, e shumë çështje të tjera që paraqiten në mediat elektronike dhe të shkruara. Mënyra e paraqitjes së problemeve dhe gabimeve që bëhen në mediat e shkruara dhe elektronike kundrejt gjuhës ka të bëjë me ruajtjen dhe zhvillimin e saj. Nuk do të thotë patjetër që gjuha shqipe që dëgjohet në media dhe e shkruar nëpër artikuj televiziv apo gazeta, është e shkruar mirë. Brenda temës janë të shtjelluara pothuajse problemet dhe çështjet më të rëndësishme që e deformojnë gjuhën e përdorur në media dhe i japin asaj pamje tjetër që është jashtë normave letrare dhe gramatikore. Gabimet në të shkruar në mediat elektronike dhe në ato të shkruara të vendit janë pothuajse të paevitueshme për faktin se shumica e shqiptarëve bazohen vetëm në kanalet televizive e në artikujt e ndryshëm e që gabojnë duke mos përmirësuar fare gabimet e tyre dhe kështu na shfaqen probleme të vazhdueshme për të mbrojturit mirë të gjuhës. Mirëpo, derisa nuk ka ndryshime në këtë aspekt , secili duhet të bëjë përpjekje ta përdorë atë sa më drejt, duke u mbështetur në rregullat drejtshkrimore, shqiptimore e gramatikore të gjuhës sonë. Në shtypin e përditshëm ekzistojnë një numër i madh i gabimeve gjuhësore që po bien ndesh me normën dhe rregullat gramatikore të gjuhës së sotme letrare shqipe. Në këtë punim do të përqendrohet vëmendja vetëm në disa prej tyre, sepse është e pamundur të përfshihen të gjitha.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2506
Recommended Citation
Bytyqi, Rinesa, "Lëshimet gjuhësore në artikujt e botuar në mediat e shkruara elektronike Rast studimi: Portali “Telegrafi”" (2020). Theses and Dissertations. 1964.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1964