Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Xhelal Jashari
Language
Albanian
Abstract
Sistemet për monitorimin e ardhjes dhe largimit nga puna bëjnë monitorimin e saktë dhe preciz të kohës së qëndrimit në orar të punës. Sistemet mund të gjenerojnë statistika komplekse rreth monitorimit të aktivitetit të punëtorit. Fokusi i zhvillimit të një sistemi të tillë është kontrolli i vijueshmërisë së punëtorëve në punë duke përfshirë largimet e hershme nga puna dhe tej zgjatjet e pauzave. Sistemi i monitorimit është i ndarë në dy pjesë atë administrative dhe pjesa raportuese, pjesa administrative kontrollon të gjithë sistemin dhe është përgjegjëse për monitorimin e tij, ndërsa pjesa raportuese përbëhet nga pajisja e cila bartet nga punëtori dhe dërgon të dhënat e tij. Pas analizimit të sistemeve të ndryshme për monitorim e ardhjes dhe largimit nga puna është parë e nevojshme të zhvillohet një sistem më i avancuar dhe në hap me teknologjinë. Për zhvillimin e këtij sistemi janë përdorur pajisje digjitale si mobile, server dhe ueb platformë, teknologji specifike si Java Sockets dhe Ueb API-s, si dhe gjuhë të ndryshme programuese për arritur një arkitekturë dhe funksionalitet sa më të përshtatshëm për natyrën e këtij sistemi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2499
Recommended Citation
Bejtullahu, Redon, "ZHVILLIMI I SISTEMIT PËR MONITORIM TË ARDHJES DHE LARGIMIT NGA PUNA - BAZUAR NË JAVA SOCKETS" (2019). Theses and Dissertations. 1971.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1971