Date of Award
Summer 6-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Energy Efficiency Engineering
First Advisor
Vehbi Sofiu
Language
Albanian
Abstract
Ky punim mundëson njohjen e shëndrrimit të energjisë së ripërtëritshme, konkretisht Energjinë me erë. Turbinat me erë kanë efikasitet gjenerues optimal, në përfitimin e energjisë elektrike dhe punë operacionale prej 80% kanë efikasitet në kontrollin ne lëndën që e prodhojnë, gjithashtu mund të jenë financiarisht në varësi të qëllimit dhe vendit ku i pozicionojm, kjo energji është tërsisht natyrale. Në ketë punim në formë të detajuar është paraqitur performanca e turbinave dhe teknologjia inovative e përdorur në sistemin e koncentrimit të tipit të gjerë e ndikuar nga pozita gjeografike ku janë të vendosura turbinat. Tipi i fermave (eco-parqe) më të mëdha në botë që përdorin energjinë e erës janë të formatit të njejtë sikurse turbinat e vendosura në ECO PARK KITKA në Kamenicë. Tipet e turbinave të përdorura mundësojn kontrollimin e shpejtësisë së erës, parimin e punës se turbinave me erë me sistem racional. Pjesët kryesore të turbinave, avantazhet e turbinave me erë, disavantazhet e turbinave me erë, sfidat e fuqisë së dritës,efiçencën e turbinave, lakorën e rendimentit të fuqisë, integrimin në rrjetin shpërndarës elektrik, efektet mjedisore. Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) paraqesin një burim të rëndësishëm të energjisë me të cilin disponon Kosova, me një potencial ende të pashfrytëzuar sa duhet, shfrytëzimi i këtyre burimeve për prodhimin e energjisë përfshin objektiv afatgjatë për realizimin e qëllimeve të politikës energjetike të vendit siç janë: mbështetja e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik; rritja e sigurisë së furnizimit me energji dhe mbrojtja e mjedisit. Në funksion të këtyre qëllimeve shtrohet nevoja për aplikimin e masave stimuluese fiskale dhe financiare për të gjitha llojet e BRE-ve, duke përfshirë zbatimin e skemës mbështetëse bazuar në sistemin e çertifikimit të origjinës, gjithashtu energjia e erës po luan një rol kritik në krijimin e një ekonomie të ulët të qëndrueshme ndaj karbonit. Ky punim paraqet një përmbledhje të teknologjive të gjenerimit të turbinave me erë dhe krahason avantazhet dhe pengesat e tyre të përdorura për përdorimin e energjisë së erës. Tradicionalisht, makinat DC, makineritë sinkronike dhe makinat e induksionit janë përdorur për prodhimin e energjisë në shkallë të vogël. Për turbinat me erë të mesme dhe të mëdha gjeneratori i induksionit me dy ushqime aktualisht është teknologjia më mbizotëruese dhe e kërkuar për tregun gjenerues të Energjisë Elektrike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2492
Recommended Citation
Heta, Njomza, "PËRFORMANCA E TEKNOLOGJISË SË TURBINAVE ME ERË DHE EFIKASITETI I TYRE" (2020). Theses and Dissertations. 1979.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1979