Date of Award
Spring 3-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Zejnë Buja
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Djegia është një dëmtim i lëkurës ose i indit tjetër i shkaktuar kryesisht nga trauma akute ose termike. Ndodh kur disa ose të gjitha qelizat në lëkurë ose inde të tjera shkatërrohen nga lëngjet e nxehta, mjetet e nxehta (djegiet e kontaktit), zjarri, rrezatimi, energjia elektrike, fërkimi ose kimikalet. Qëllimi i studimit eshte të përshkruaj rolin e infermierëve në kujdesin e pacientëve me djegie si dhe se çfarë praktikojnë aktualisht infemierët në menaxhimin e djegieve në mënyrë që të hartohen udhëzime mbi menaxhimin e djegieve.
Metodologjia: Metodologjia e punimit është deskriptive dhe retrospektive. Ky hulumtim është kryer në QKMF në Gjilan e cila shërben si një pikë referimin për pacientët me djegie në komunën e Gjilanit. Nga protokolet e pacientëve në QKMF Gjilan janë analizuar numri i rasteve me djegie për një periudhë kohore prej rreth 5 viteve (janar 2015 - shtator 2019) që rezultoi me gjithsej 242 raste me djegie.
Rezultatet: Sipas vitit kalendarik, viti 2016 kishte 25% të rasteve me djegie apo 1/4 e numrit të përgjithshëm të rasteve. Gjatë stinës së dimrit kishin ndodhur numri më i madh i djegieve (41%), kurse gjatë verës vetëm 13% e rastve me djegie. Grupmosha me numrin më të madh të rasteve me djegie ishte >10 me 37%, kurse numri më i vogël i rasteve me djegie ishte te grupmosha 14%. Gjinia mashkullore kishte pak më shumë raste me djegie në krahasim me gjininë femërore 52%:48%.
Përfundimi: Gjetjet e këtij studimi mund të ndihmojnë në hartimin e udhëzimeve për menaxhimin e dhimbjeve për pacientët me djegie.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2481
Recommended Citation
Jakupi, Mirjeta, "ROLI I INFERMIERIT NË TRAJTIMIN E PACIENTËVE ME DJEGIE" (2020). Theses and Dissertations. 1989.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1989