Date of Award

Spring 4-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jsufi

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi kryesor i këtij punimi është për të treguar dhe për të shqyrtuar nocionin e përgjithshëm dhe karakteristikat e ekzistencës së letrave me vlerë.Letrat me vlerë mund të themi që janë dokumente të shkruara me të cilat mund të përcaktohet ndonjë e drejtë pasurore e cila është inkorporuar në letër dhe është e patjetërsueshme pa ekzistimin e letrës me vlerë. Letra me vlerë është karakteristike se i takon atij që e mban që nënkupton se është e lidhur ngushtë me subjektin që e mban. Gjithashtu roli i letrave me vlerë në të drejtën biznesore dhe biznesin në përgjithësi është shumë i madh, në karakteristikat e saj mund të përmendim që letrat me vlerë janë dokumente të cilat përpilohen me shkrim, si dhe formaliteti (forma) është njëra ndër karakteristikat kryesore të saj.

Këtu do të sqarojmë nocionet themelore për letrat me vlerë që paraqiten si surogatë (zëvendësues) të parasë. Gjithashtu do të përshkruajmë shkurtimisht edhe tregun e disa letrave me vlerë më të rëndësishme, d.m.th. tregun e aksioneve dhe të obligacioneve që paraqiten si pjesë e tregut të kapitalit. Më pas do të vazhdohet me ndarjen e tyre, ndarjen e tregjeve rregullimin e bursave etj.

Me këtë nënkuptojmëqë letrat me vlerë prodhojnë efekt juridik dhe ekonomik vetëm nëse janë të krijuara në formën, të cilën shprehimisht e përcakton ligji.Letrat me vlerë mundësojnë zhvillim të shpejtë dhe të sigurt të biznesit si dhe lehtësojnë qarkullimin në biznes dhe rrisin sigurinë juridike.Tregjet financiare kryejnë funksione ekonomike, përcaktojnë çmimin e instrumenteve të tregtuara në to, sigurojnë mekanizmin e blerjes dhe të shitjes së instrumenteve në to, kontribuojnë në uljen e kostos së transaksionit.

Me hedhjen e letrave me vlerë në qarkullim krijohen detyrime me shprehjen e njëanshme të vullnetit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2473

Included in

Business Commons

Share

COinS