Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Computer and Information Science (MCIS)

Department

Computer Science

First Advisor

Bertan Karahoda

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim të diplomës master, është shtjelluar puna dhe funksionaliteti i makinave të kërkimit (ang. Search Engine) në ueb, dhe arkitektura dhe krahasimi i platformave aktuale, duke bërë krahasimin e tyre si për nga aspekti i vetive, dizajnit, funksionalitetit, shpejtësisë në gjetjen dhe kthimin e informacioneve të kërkuara, saktësisë në gjetjen e informacioneve të duhura, si dhe përdorimit të tyre nga shfrytëzuesit.

Sot, të hapësh një shfletues në Internet dhe mos hapësh një makinë kërkuese në ueb, është pothuajse e pamundur, kjo për arsye se tani Interneti është një grumbull shumë i madh i të dhënave, sa që, për të gjetur në te informacionin e duhur në mënyrë efektive, më së miri është që të përdorim ndonjë makinë kërkimi, e cila do të kërkojë në tërë ueb serverët në Internet dhe do t’i gjej, e kthej informacionet tek përdoruesi sipas kërkesës së bërë.

Në këtë punim është bërë edhe krahasimi i makinave kërkuese në ueb, si në aspektin e arkitekturës ndërtuese të tyre, ashtu edhe në aspektin e vetive funksionale dhe të shërbimeve që ato ofrojnë. Që ky krahasim të jetë sa më i thuktë, janë marr për shqyrtim dy makina kërkuese që sot janë mjaftë të frekuentuara, siç janë: makina Google, dhe makina Bing, dhe është bërë një analizë e dizajnit, strukturës dhe historikut zhvillimor të tyre, sipas së cilës del se Google është e avancuar dhe më e thjeshtë për nga dizajni si platformë, gjë që e bënë edhe më miqësore për përdoruesit që ta zgjedhin atë në raport me makinat e tjera të kërkimit në Internet.

Në këtë punim është paraqitur edhe matja e opinionit të studentëve të kolegjit UBT përmes një ankete të realizuar online, lidhur me preferencat e tyre ndaj makinës kërkuese Google dhe asaj Bing, ku sipas kësaj ankete del se shumica e të anketuarve preferojnë Googl-në gjatë kërkimit në Internet në raport me Bing, edhe në aspektin e shpejtësisë dhe saktësisë në kthimin e informacionit shumica e të anketuarve mendojnë se Google është më i shpejtë dhe më i saktë se sa Bing.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2521

Share

COinS