Date of Award
Spring 4-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Sejran Abdushi
Language
Albanian
Abstract
Infeksionet intrahospitalore (brenda spitalit) ose të quajtura ndryshe infeksione nozokomiale përkufizohen si infeksione që nuk kanë qënë të pranishme apo nuk janë në fazën e inkubimit në momentin e pranimit te pacientit në spitale. Termi nozokomial ka origjinë nga greqishtja nozos (sëmundje) dhe komein (përkujdesje) dhe nënkupton infeksionet që janë marrë si rrjed- hojë e përkujdesjes mjekësore. Infeksionet intrahospitalore janë të gjitha infeksionet që mer- ren 48 orë deri në 72 orë pas shtrimit të pacjentit në spital, pra infeksionet spitalore janë marrja e një infeksioni tjetër plus gjatë qëndrimit në spital. (Misini, et.al, 2012).
Qëllimi i këtijë punimi ka qenë identifikimi i shkaktarëve dhe i burimeve të mundëshme të infeksioneve nozokomiale në spitalin e Prizrenit. Në këtë udhërrëfyes janë përshkruar meto- dat më të rëndësishme për të arritur dy pikësynime: parandalimi ose ulja në minimum e shkallës së infeksioneve spitalore, dhe mbrojtja e personelit shëndetësor dhe vizitorëve nga rreziqet eventuale të infektimit.
Për realizimin e qëllimit të këtij punimi kemi marrur analizat biologjike të mbikqyrjes së mo- strave nga mjediset e Qendres Spitalore në komunën e Prizrenit.
Rezultatet i kemi analizuar dhe prezantuar në tabela. Të dhënat i kemi analizuar, kalkuluar dhe krahasuar duke u shërbyer me programin Microsoft Word dhe Exell.
Rezultatet e Mbikqyrjes së mostrave, janë të marrura nga mjediset e Qendres Spitlore-Prizren për analizën bakteriologjike.
Nga mjediset e Qendres Spitalore janë marrur gjithsejt: 34 mostra për analizë mikrobiologjike (strishot). Nga mostrat e marrura 13 (38.2%) kanë rezultuar positive, ndërsa 21 (61.7%) nega- tive.
Sa i përket etiologjisë: në 12 mostra është izoluar Staphylococus aureus dhe në 1 mostër është izoluar Klebsiella spp.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2514
Recommended Citation
Pulaj, Sidorela, "Kujdesi infermieror në menaxhimin e infeksioneve intrahospitalore" (2020). Theses and Dissertations. 2015.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2015