Date of Award

Summer 6-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Visar Krelani

Language

Albanian

Abstract

Kjo temë diplome fokusohet në projektimin e strukturave të çelikut në bazë Eurocode 3, dhe dimensionimin e një rame nga çeliku me parametra konkrete.

Për projektimin e kësaj rame së pari është hulumtuar dhe shqyrtuar Eurocode 3, ku janë konstatuar pikat kryesore për projektimin e një rame më pas është përcaktuar lloji i saj.

Kemi përcaktuar ramën me një hapësirë te hapur prej d=20m, dhe rama çdo Ds= 5m në 30m gjatësi.

Pastaj janë bërë llogaritjet teknike të ngarkesave, kombinimi i tyre dhe zgjidhjet statike të ramës në dy raste: Rasti 1 - kur rama është e mbështetur ne një mbeshtetës të palëvizshem dhe një mbështetës të lëvizshëm dhe,

Rasti 2 - kur rama është e mbështetur në dy mbështetës të palëvizshëm me ç’rast janë nxjerrur momentet,transverzalet dhe aksialet meritore për dimensionimin e ramës, ku pas verifikimeve të prerjeve tërthore, janë kontrolluar prerjet me rezultatet e të dyja rasteve ndaj rezistencës plastike në përkulje, rezistencës nga forcat transverzale dhe ndaj veprimit të forcave aksiale meritore.

Pas gjitha kontrollave është përcaktuar që rasti 2 i zgjidhjes së ramës është më i favorshëm pas që ngarkesat i kalojnë më tepër shtyllave, dhe është përcaktuar të jenë shtyllat HEB900 dhe trau kryesor IPE500

Lidhjet ndërmjet traut kryesore dhe shtyllave janë realizuar me bulona M18 të klasave 5,6 të cilat janë të llogaritura.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2513

10.jpg (19255 kB)
3.jpg (15757 kB)
12.jpg (18799 kB)
9.jpg (22196 kB)
8.jpg (23469 kB)

Share

COinS