Date of Award

Spring 4-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Ibadete Bucaliu – Ismajli

Language

Albanian

Abstract

Duke qenë se shëndeti është gjëja kryesore për të gjithë, sidomos për ne si profesionistë shëndetësor, duhet që ne çdo hap që e bëjmë drejt ruajtjes dhe përmirësimit të tij. Si infermierë të rinjë, kjo është ndër detyrat tona primare që mund ta arrijmë përmes punës dhe edukimit tonë. Në temën time kam trajtuar njohuritë e prindërve rreth vaksinimit të fëmijëve kundër sëmundjeve ngjitëse, pikërisht temë e cila ka zgjuar shumë interes te prindërit e rinjë. Duke qenë se rëndësia e vaksinimit është mjaft e madhe tek një popullatë për të qenë sa më e shëndetshme, është e nevojshme që edhe prindërit të jenë të informuar sa më mirë.

Sëmundjet ngjitëse janë mjaft shqetësuese dhe alarmuese mirëpo me vaksinimin e shumicës së fëmijeve, këto sëmundje po prekin fëmijet çdo ditë e më pak. Ekzistojnë sëmundjet të cilat janë eradikuar falë vaksinimit, mirëpo në disa vende të botës për arsye nga më të ndryshmet, duke filluar nga varfëria deri tek edukimi i popullatës, ka fëmijë të pa vaksinuar dhe si rezultat, fatkeqësisht, preken nga sëmundje të ndryshme . Në Kosovë, niveli i vaksinimit duket që të jetë i mirë dhe fatmirësisht, një numër shumë i vogël i fëmijeve preken nga sëmundjet ngjitëse

Qëllimi kryesor i punimit është hulumtimi i njohurive dhe qëndrimëve të prindërve të të gjitha moshave për njohuritë e vaksinimit të fëmijëve kundër sëmundjeve ngjitëse.

Objektivat kryesore të këtij punimi janë :

  • Të analizohen njohuritë e prindërve në lidhje me vaksinimin e fëmijëve.
  • Të fitohet një pasqyrë se sa fëmijë janë të vaksinuar me rregull.

Metodologjia për studimin dhe realizimin e punimit është përdorur metoda përshkruese e tipit transversal e hulumtimit që është realizuar përmes pytësorit të përgaditur për këtë qëllim.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2546

Included in

Nursing Commons

Share

COinS