Date of Award
Fall 10-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Ines Bula
Language
Albanian
Abstract
Energjia e ripërtërishme ka tërhequr një vëmendje të madhe në mesin e tyre për qeveritë, industritë, akademikët dhe shoqëritë në mbarë botën në kohët e fundit. Kjo mënyrë e prodhimit të energjisë elektrike është zhvilluar shumë në shtete të ndryshme të botës e cila ka një qëllim, dhe ajo është që të reduktohet sa më shumë përdorimi i lëndëve djegëse për gjenerimin e energjisë elektrike.
Qëllimi i këtij studimi ka qenë që të jepet një pasqyrë mbi gjendjen e energjisë së erës në Kosovë dhe ndikimi i kësaj energjie në sistemet elektro-energjetike të vendit. Po ashtu është folur edhe për mënyrën se si do të mund të ndikoj në ekonominë e vendit zhvillimi i mëtutjeshëm i kësaj fushe të energjisë, ashtu duke hapur vende të reja të punës në këtë sektorë siç është operimi, mirëmbajtja etj.
Në Kosovë është ende një fushë e re kjo mënyrë e gjenerimit të energjisë elektrike edhe pse janë bërë matje të ndryshme nëpër lokacione të ndryshme të vendit për potencialin e instalimit të turbinave të erës. Nga hulumtimet e bëra më parë për Kosovën del një potencial që mund të gjeneroj energji nga era me një kapacitet prej 290 MW.
Përcaktimet ligjore për energjitë e ripërtërishme të paraqitura në këtë studim ilustrojnë, që bazat (p.sh. Kompensimi për injektim) për zhvillimin e energjive të ripërtërishme tashmë veç ekzistojnë. Por këto nuk janë harmonizuar në mënyrë optimale në mes veti dhe shpijnë në pritje enorme dhe komplikime në procedurat e licencimit.
Përmes zhvillimit të fushave të reja të kompetencës, Kosova do të mund të funksiononte p.sh. si furnizuese e komponentëve për gjeneratorë të erës apo si ofruese e shërbimeve kompetente në sektorin e energjisë dhe të TI-së për shtetet fqinje. Përmes këtij orientimi do të mund të krijoheshin shumë vende të reja pune. Nga hulumtimet del, se vetëm fusha e Ndërtimtarisë, Servisimit dhe Mirëmbajtjes së gjeneratorëve të erës sjell në rajon një potencial prej afro 2.400 vende pune, kurse fusha e operimit faktik të pajisjeve sjell afro 780 vende pune.
Vetëm transporti i komponentëve të gjeneratorëve të erës (Baza: 4500 MW) nga vendet e largëta të BE-së si Spanja do të kushtonte rreth 382 Milion Euro. (NEK Umwelttechnik AG, 2012)
Për këtë arsye prodhimi në Kosovë është ekonomik dhe më efiçient. Zhvillimi i energjive të ripërtërishme është fokus i shteteve të Evropës Juglindore përmes nënshkrimit të Traktatit të datës 25.10.2005 (Energy Community, Treaty establishing the Energy Community, 2005) për themelimin e një Komuniteti të energjisë. Shtetet e Evropës Juglindore janë obliguar ndër të tjera të ngritin efiçiencën, të shkaktojnë më pak CO2 si dhe ta përparojnë shfrytëzimin e energjive të ripërtërishme në 20 % deri në vitin 2020. Vetëm në energjinë e erës duhet të arrij kapacitetin prej 150MW deri në vitin 2020.
Në përgjithësi, ndër të tjera edhe përmes përcaktimeve të BE-së në kuadër të procesit të përafrimit mund të llogaritet, që trendi pozitiv në sferën e energjive të ripërtërishme në Evropën Juglindore do të vazhdoj. Mundësisht tani është koha e duhur që të bëhen investime në ndërtimin e kapaciteteve prodhuese në Kosovë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të këtij shteti të ri dhe dinamik.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.181
Recommended Citation
Bresa, Argjend, "ANALIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ME ERË NË TERRITORIN E KOSOVËS DHE IMPAKTI I TYRE NË SISTEMET ELEKTROENERGJETIKE" (2018). Theses and Dissertations. 205.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/205