Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Albulena Ukimeraj
Language
Albanian
Abstract
Objekt i hulumtimit dhe studimit në këtë punim diplome është viktima dhe mbrojtja juridike e tyre, duke përfshirë këtu të drejtat e viktimave, kornizën ligjore kombëtare dhe atë ndërkombëtare për mbrojtjen e viktimave si dhe një aspekt të shkurtër krahasues lidhur me mbrojtjen e viktimave të vendeve fqinje.
Metodat që i kam zgjedhur në këtë punim janë; metoda historike, metoda juridike, metoda statistikore, metoda krahasimore etj.
Në bazë të teorisë dhe studimit të bërë në lidhje me mbrojtjen juridike të viktimave del se viktimat nuk kanë pasur mbrojtje juridike të njëjtë në të gjitha periudhat kohore. Kjo edhe ka qenë e kushtëzuar nga evolimi i marrëdhënieve të tjera shoqërore. Të drejtat e viktimave sa i përket anës juridike shfaqen vonë. Tani në kohën tonë bashkëkohore, si në aspektin ndërkombëtar ashtu edhe në atë kombëtar viktimave i kushtohet një rëndësi e madhe si dhe mbrojtja juridike e tyre zë vend në çdo legjislacion të çdo vendi.
Në bazë te rezultateve të nxjerrura del se, numrin më të madh të viktimave në Kosovë, prej vitit 2017 e deri në vitin 2019 e përbëjnë viktimat e dhunës në familje. Dhuna në familje paraqitet si rezultat i gjithë faktorëve tjerë shoqërore dhe ekonomik në vendin tonë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2578
Recommended Citation
Sabedini, Atdhetare, "NDIHMA DHE MBROJTJA JURIDIKE E VIKTIMAVE" (2021). Theses and Dissertations. 2077.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2077