Date of Award
Winter 1-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Ines Bula
Language
Albanian
Abstract
Nevoja për elektricitet në ditët e sotme është ndër ato vitalet mund të themi.Mos funksionimi i elektricitetit kushtëzon ndalimin e një mori punësh të përditshme dhe aty ku ndihet nevoja më e madhe janë industritë e ndryshme.Mungesa e rrymës elektrike shkakton mos funksionimin e teknologjisë e cila në jetën tonë është shumë e pranishme, në industri paisjet e ndryshme nuk mund të funksionojnë pa rrymë elektrike.
Në mënyrë që procesi i furnizimit të rrymës elektrike të vazhdojë pa ndërprerë, duhet që në rrjetin nga prodhimi në centrale e deri tek furnizimi të vendosen paisje të caktuara që bëjnë transmetimin dhe transformimin e rrymës sipas nevojës.
Paisjet të cilat kanë rendësi themelore në transformimin e energjisë elektrike në rrjet janë transformatorët.
Parimi i punës së transformatorit, analizimi i dizajnit dhe pjesët më të ndjeshme brenda tij, janë fokusi i këtij punimi, më saktësisht transformatori i tensionit të lartë. Ky transformator tre fazor bën ndryshimin e tensionit siq edhe vet fjala tregon, pra transformimin.
Poashtu është bërë analiza e tregut të tyre si një industri mjaft e kushtueshme, në kuadër të kësaj analize është vënë në dukje arsyeja e cila shkakton rritjen e kostos së kësaj paisje.
Qëllimi i këtij punimi është analizimi i detajuar i procesit të punës, në këtë menyrë kemi gjetur problemet më të shpeshta në këto paisje. Përveq analizmit nga literatura dhe konsultimit me mentorin është bërë vendosje e materialit edhe nga terreni, këto materiale perfshijnë foto nga terreni dhe në bazë të eksperiencës përgjatë punës me këto paisje është vendosur të diskutohet problemi më i shpeshtë me ta.
Edhe transformatori si paisjet tjera nuk është ideal, ka humbje dhe prishje, mirëpo me avancimin e teknologjisë është bërë e mundur reduktimi i prishjeve brenda tij, kjo falë përmirësimit të kualitetit të pjesëve përberëse.
Industria e transformatorëve është gjithmonë në kërkim të stabilimenteve të cilat rrisin jetëgjatësine e këtyre paisjeve dhe evitojnë dëmtimin e tyre përfundimisht. Transformatorët e prodhuar më herët kanë pasur prishje më të shpeshta, prandaj në vazhdimësi bëhet prodhimi i tyre në mënyrë që të bëhet zëvendësimi i transformatorëve më të vjetër dhe të arrihet një infrastrukturë me kosto më të ulët, jetëgjatësi më të madhe dhe mbi të gjitha siguri më e lartë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.195
Recommended Citation
Zejnullahu, Shqiprim, "TRANSFORMATORËT E TENSIONIT TË LARTË" (2018). Theses and Dissertations. 208.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/208