Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Xhavit F. Bytyçi
Language
Albanian
Abstract
Laktoza e qumështit shërben si burim kryesor i energjisë tek fëmijët në gji dhe foshnjat si dhe shërben si burim i makromolekulave për funksionimin e sistemit nervor, ushtron efekte të formësimit të mikroflorës së dobishme në zorrë, mbështet funksionin imunitar dhe lehtëson thithjen e mineraleve. Dobitë nga qumështi, veçanësisht produktet nga qumështi siç janë kosi dhe djathi i deleve dhe dhive janë të padiskutuara për njerëzit e moshave të rritura deri në pleqëri, veçanërisht për personat me probleme të keq tretjes së laktozës, pasi që këto produkte nuk përmbajnë ose përmbajnë fare pak laktozë.
Duke hipotezuar që për prodhimin e “formulave të qumështit” për femijët në gji do të ishte më mirë të përdoret qumështi i lopëve vendore të racës Busha të cilat janë të shëndetshme dhe të ushqyera në mënyrë natyrale si dhe duke hipotezuar që për të ushqyerit e personave të rritur, veçanërisht të sëmurëve dhe atyre me probleme me keq tretjen e laktozës të përdoren produktet e deleve dhe dhive vendore të cilat janë të shëndetshme dhe të ushqyera në mënyrë natyrale, ne kemi ndërmarrë një studim modest për të hulumtuar sasinë e laktozës në qumështin kafshvë vendore. Në studim janë përshirë gjithsej 73 mostra të qumështit nga kafshët vendore të cilat janë analizuar për sasinë e laktozës përmes instrumentit “Bentley 150 Infrared Milk Analyzer” ku rezultoj që sasia mesatare e laktozës në qumështin lopës së racës Bushë ishte 3 %, delen Bardhokë 4.8 %, delen Balushë 5.25 %, delen e Sharrit 5.3 % ndërsa dhisë vendore 5.22.% .
Rezultoi që në përgjithësi vlerat e laktozës në kafshët vendore ishin më të larta për: 0.5 % për lopën e racës Bushë dhe delen e racës Bardhokë, 0.95 % për delen e racës Balushë, 1 % për delet e racës së Sharrit dhe dhitë vendore.
Bazuar në vlerat e laktozës në qumështin të kafshëve vendore, rekomandomë që qumështi i lopëve vendore të racës Bushë të përdoret për prodhimin e “formulave” të qumështit për të posalindurit ndërsa produktet nga qumështi i deleve dhe dhive vendore, kosi dhe djathi të përdoren si ushqim për kategoritë e tjera të njerëzve duke përfshirë edhe personat me problemin e mos tretjes së mire të laktozës, duke marrë parasysh se këto produkte përmbajnë fare pak apo aspak laktozë si për faktin që ky qumësht rrjedh nga kafshë të cilat ushqehen shëndetshëm në kullosa natyrale.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2605
Recommended Citation
Elezi, Kaltrina, "PЁRCAKTIMI I LAKTOZЁS NЁ QUMЁSHTIN E DISA KAFSHЁVE VENDORE" (2021). Theses and Dissertations. 2086.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2086