Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Food Science

First Advisor

Mergim Mestani

Language

Albanian

Abstract

Qumështi i cili prodhohet në fermat e qumështores Sharri është i kompletuar si në aspektin fizik, kimik ashtu dhe në aspektin organoleptik. Parametrat fiziko-kimik të qumështit kanë rëndësi të madhe në procesin e përpunimit të qumështit. Kontrolli i këtyre parametrave është pjësë e sigurisë ushqimore dhe përfshin proces tekonologjik si dhe lëndë shtesë të aprovuara nga standardi shtetëror. Me anë të paisjeve moderne kam hulumtuar në 4 pikat grumbulluese të qumështores Sharri. Për vlerësimin e këtyre parametrave kam kaluar një eksperiencë mjaftë të mirë dhe shumë të suksesshme në këtë qumështore me paisje dhe me anë të metodave të reja vlerësuam për një periudhë 3 mujore me qumështin dhe produktet e tij. Qëllimi i këtij punimi ishte vlerësimi i parametrave fiziko-kimike të qumështit tek 4 pikat grumbulluese të qumështorës Sharri (Pika e parë grumbulluese Opojë - Kuk, Pika e dytë Dragash- Restelic, Pika e tretë Opojë- Blaç dhe pika e katërt Opojë-Zaplluxhe). Pra hulumtimi ka për qëllim vlerësimin e disa parametrave fiziko-kimik të qumështit të lopëve në rajonin e Sharrit. Të dhënat e fituara nga ky hulumtim mund të shfrytëzohen nga fermerët/prodhuesit, përpunuesit e qumështit si dhe hulumtuesit e rinjë për qëllime shkencore dhe para së gjithash për të përmirsuar prodhimin dhe cilësin e qumështit, kërkesë kjo vazhdimisht në rritje e konsumatorëve. Rezultatet e fituara nga ky hulumtim do të pasqyrojnë gjendjen reale të cilësis së qumështit të papërpunuar dhe të destinuar për përpunim (konsum human). Rezultatet do të shfrytëzohen kryesisht për vetëdisimin e fermerëve për të përmirsuar teknologjitë e tyre në ferma dhe për ti përmbushur standardet e kërkuara ligjore, në veçanti standardet mbi sigurinë dhe cilësinë e prodhimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2600

Included in

Food Science Commons

Share

COinS