Date of Award

Winter 12-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ermal Lubishtani

Language

Albanian

Abstract

Në ditët e sotme bizneset ndodhen në një mjedis sfidues, ku jetike për çdo biznes janë informatat dhe njohuritë që duhen të jenë plotësisht të çasshme. Inteligjenca e Biznesit (BI) është një koncept ombrellë, teknika dhe zgjidhje që ndihmojnë menaxherët të kuptojnë situatën e biznesit. Duke vërrejtur se konkurrenca në mes të bizneseve është çdo herë e në rritje, paraqitet edhe nevoja për rritje të efikasitetit në proceset e menaxhimit. Bizneset kanë filluar të përdorin Inteligjencën Biznesore në funksionet e tyre menaxheriale. Inteigjenca Biznesore del të jetë shumë e rëndësishme pasi që ndihmon në marrjen e vendimeve menaxheriale në kompani. Për çdo biznes që të jetë relevant në një treg konkurrues duhet që të integrojnë përdorimin e sistemeve moderne të informacionit sepse ato ofrojnë një mënyre të thjeshtë për të qëndruar në kontakt me klientët dhe partnerët. Inteligjenca Biznesore mundëson një menaxhim më të mirrë në kompani. Një biznes nuk mund të mbijetojë pa menaxhim, pasi që menaxhimi është mjeti i saj mbështetës. Menaxhimi është i domosdoshëm në secilin biznes dhe përpjektjet e grupit janë të nevojshme për të arritur qëllimet e përbashkëta. Qëllimi i këtij punimi dhe hulumtimi është që të analizojë rëndësinë e Inteligjencës Biznesore dhe Përformancen e firmave. Në këtë hulumtim shkencor kanë marrë pjesë mikro ndërmarrjet, ndërmarrjet e vogla, ndërmarrjet e mesme si dhe ndërmarjet e mëdha. Për kryerjen e këti hulumtimi

është formuluar një pyetsorë ku përveç rendesisë së Inteligjencës Biznesore dhe Përformances së firmave kemi hulumtuar edhe ndikimin e BI në vendimmarrje menaxheriale. Në këtë hulumtim kanë marrjë pjese gjithsej 200 biznese të profileve të ndryshme ku tek secili biznes është shpërndarë një pyetsorë më gjithsej 17 pyetje. Nga këto 200 biznese kemi arritur të marim përgjigje nga gjithsej 50 biznese. Ku më pasë këto të dhëna janë grumbulluar analizuar dhe më pas janë nxjerrë rezultatet. Rezultatet e këtijë hulumtimi tregojnë se Inteligjenca Biznesore veq se është e integruar në masë të madhe nga shumica e bizneseve dhe që ka mjatë rëndësi për menaxhimin dhe përformancën e biznesit të tyre. Këto biznese gjithashtu tregojnë një gadishmëri për të investuar në inovacione teknologjike pasi që kanë filluar të kuptojnë dita ditës rëndësinë e Intelgjencës Biznesore në suksesin e biznesit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2623

Included in

Business Commons

Share

COinS