Date of Award
Winter 12-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Hasan Metin
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi këtij hulumtimi është që të analizojë e-prokurimin publik në Republikën e Kosovës duke u fokusuar në përparësitë dhe mangësitë që ky proces ofron për operatorët ekonomik që kanë kontrata ose aplikojnë për kontrata të shitjes së produkteve dhe shërbimeve.
Ky hulumtim paraqet pyetjet kërkimore mbi e-prokurimin dhe mundohet ti jep një pasqyrë të fokusuar lidhur me gjendjen e e-prokurimit publik në Republikën e Kosovës dhe se nëse implementimi i e-prokurimit po sjell avantazhet dhe objektiva e paraqitura në strategjinë e prokurimit të Republikës së Kosovës.
Për të matur këtë, është bërë pyetësori i anketës për të mbledhur të dhëna nga operatorë që së paku një herë kanë shfrytëzuar shërbimin e e-prokurimit për të aplikuar ose kontraktuar një produkt ose shërbim me qeverinë e Republikës së Kosovës. Për të realizuar qëllimin e hulumtimit, është dizajnuar një hulumtim matës dhe përshkrues që synon ti jep përgjigje pyetjeve të parashtruara gjatë punimit.
Hulumtimi u krye duke përdorur metodologjinë e kërkimit sasior. Dizajni përshkrues i hulumtimit u miratua sepse ai përshkroi fenomenet në studim në mjediset e tij natyrore. Gjithashtu janë përdorur metodat statistikore te korrelacioni dhe regresionit linear për të analizuar lidhshmërinë dhe varshmërinë e variabël së performancës me variablat tjera të pavarura.
Sipas analizës së korrelacionit ndërlidhja në mes të performancës gjatë prokurimit dhe transparencës së prokurimit nuk ekziston tek operatoret ekonomik ndërsa korrelacioni në mes nivelit të korrupsionit dhe performancës është i moderuar dhe korrelacioni në mes transparencës dhe korrupsionit është relativisht i dobët.
Ndërsa sa i përket institucioneve shtetërore, korrelacionit ne mes performancës dhe trasparenca ka korrelacion mbi mesatar, ndërsa korrelacioni në mes korrupsionit dhe performancës dhe korrelacioni në korrupsionit dhe transparencës është i moderuar.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2620
Recommended Citation
Rama, Mirgetë, "FOKUSIMI I PLATFORMËS SË E-PROKURIMIT NË KOSOVË" (2020). Theses and Dissertations. 2106.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2106