Date of Award
Summer 6-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Computer and Information Science (MCIS)
Department
Computer Science
First Advisor
Edmond Hajrizi
Language
Albanian
Abstract
Inovacionet apo shpikjet e reja janë të nevojshme për të ecur tutje në valën e pashmangshme të ndryshimeve gjatë evoluimit jetësor. Shumica e ndërmarrjeve vazhdimisht mundohen të zvogëlojnë shpenzimet e tyre ku një prej mënyrave është zvogëlimi i shpenzimeve në shërbimet informative. Kërkesa e zvogëlimit të shpenzimeve në ndërmarrje në anën e shërbimeve informative ka krijuar nevojën e krijimit të platformës së re Cloud Computing. Platforma e re Cloud computing ofron shërbime më të mira kompjuterike duke përmirësuar cilësinë dhe reduktimin e administratës dhe infrastrukturës brenda një ndërmarrje. Platforma Cloud Computing bazohet në atë duke përmbledhur shumë aplikacione në shërbim të ndërmarrjeve apo Software as a Serivece “SaaS”.
Platforma Cloud Computing është në fazën e krijimit të saj dhe është teknologji e re për ndërmarrjet. Prandaj shumë ndërmarrje kanë ende mëdyshje për ta pranuar këtë platformë. Ky hulumtim do të trajton ndikimin e përdorimit të cloud computing nga aspekti i shpenzimeve dhe sigurisë brenda ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë. Në këtë hulumtim do të tregohen përfitimet dhe mangësitë që një ndërmarrje mund të ketë nëse e përdor platformën e Cloud Computing në shpenzime dhe siguri.
Në bazë të hulumtimit, shërbimet e cloud computing nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendin tonë janë duke u shfrytëzuar. Tendenca është që në të ardhmen NVM-t të shfrytëzojnë shërbimet e Cloud computing në masë shumë të madhe për arsye që përfitimet financiare janë të mëdha pasi që NVM-të nuk kanë nevojë të investojnë në pajisje kompjuterike, objekte, siguri fizike, staf profesional, energji elektrike, aplikacione. Siguria është e kënaqshme për shkak që vendi i jon është në koordinim me organizatat e sigurisë ndërkombëtarë siç është NATO, ENISA pastaj shërbimet që ofrohen në cloud computing mundësohen kryesisht nga kompanitë e mëdha ndërkombëtarë siç janë Microsft, Google, IBM, Amazon për të cilat mundë të themi që janë edhe zhvilluesit e teknologjisë informative prej fillimit të evoluimit e deri me sot.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2631
Recommended Citation
Qerimi, Burim, "Ndikimi i Cloud Computing në ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga aspekti financiar dhe i sigurisë në Kosovë" (2020). Theses and Dissertations. 2119.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2119