Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Gani Halilaj
Language
Albanian
Abstract
Një nga problemet mjaft të diskutueshme në ditët e sotme është abuzimi i të rinjëve me lloje të ndryshme të drogave prandaj edhe qëllimi i këtij studimi është të shohim se a kanë njohuri të rinjët e moshës 16 dhe 18 vjeç rreth abuzimit të drogës si dhe ndikimi i përdorimit të drogës tek këta të rinjë.
Ky studimi është realizuar gjatë muajit Gusht ku për shkak të situatës të krijuar nga COVID 19 pyetësori është shpërndarë në mënyrë elektronike në rrjetin social Facebook. Numri i pjesëmarrësve gjithsej në këtë studim ishte 87.
Me anë të Pakos Statistikore të Shkencave Sociale 20 të dhënat e marrura janë analizuara dhe janë bërë këto analiza: deskriptive, ANOVA dhe regresioni linear.
Nga rezultatet shohim se 42.5 % e pjesëmarrësve nuk janë të sigurt se është e lehtë për të gjetur drogë në vendin ku jetojnë ndërsa 46% prej tyre mendojnë se është e lehtë për të gjetur drogë në vendin ku jetojnë. Poashtu rezultatet e nxjerra nga regrsioni linear paraqesin se statusi familjar nuk ndikon në përdorimin e drogës F(144)= .286 , p=.594 dhe R=.002.
Përveç kësaj shohim se edhe një nga arsyet e fillimit të përdorimit të drogës është kureshtja ku këtë e raportojnë 50.6% e pjesëmarrësve, ndërsa 26.4% mendojnë se të rinjët fillojnë përdorimin e drogës nga problemet që kanë në shkollë dhe në familje.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2668
Recommended Citation
Gashi, Albina, "ABUZIMI I DROGËS DHE NDIKIMI I SAJ TEK TË RINJËT NGA MOSHA 16 DERI 20" (2020). Theses and Dissertations. 2155.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2155