Date of Award

Fall 9-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Sejdi Statovci

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Enterostomia ose stoma, është një procedurë kirurgjikale që përfshin krijimin e një hapjeje artificiale në pjesën e jashtme të trupit me qëllim të zbrazjes së përmbajtjes nga trakti digjestiv. Kjo procedurë zakonisht kryhet kur një sëmundje e traktit digjestiv e bën të vështirë ose të pamundur zbrazjen e natyrshme të përbajtjes nga trakti digjestiv.

Qëllimi i studimit: Ky hulumtim ka për qëllim të analizojë pacientët pediatrik tek të cilët për shkak të sëmundjeve të ndryshme ka qenë i domosdoshëm krijimi i stomës. Përkujdesja infermierore ndaj këtyre pacientëve, menaxhimi i komplikimeve të stomave dhe edukimi i prindërve për mirëmbajtjen e stomës dhe lëkurës përreth saj janë qëllimet kryesore të hulumtimit.

Materiali dhe metodologjia: Ky hulumtim është një hulumtim retrospektiv i cili përfshin periudhën kohore 18 mujore, respektivisht vitin, 2019 dhe gjashtë mujorin e parë të vitit 2020. Janë realizuar të dhënat e pacientëve me stoma nga protokolli operativ dhe nga databaza elektronike e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve pranë SHSKUK. Të dhënat e fituara janë sistemuar në EXCEL, janë analizuar dhe është bërë përpunimi statistikor i tyre si dhe paraqitja tabelare dhe në grafikone e rezultateve të fituara.

Rezultatet: Në bazë të të dhënave dhe rezultateve të hulumtimit kemi ardhur në përfundim se gjatë kësaj periudhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve janë trajtuar 31 pacientë, 24 (77.42%) prej të cilëve ishin të gjinisë mashkullore dhe 7 (22.58 %) të gjinisë femërore. Konstatohet se dominojnë pacientët e moshës 1-2 vjeçare me 13 raste (41.93%), ndërsa me numrin më të vogël të pacientëve përfaqësohet grupmosha 4-5, 9 dhe 14 vjeç me nga 1 rast ose (3.23%) secila grupmoshë. Sa i përket periudhës kohore të hulumtimit, është vërejtur se numri më i madh i pacientëve I përket gjashtë mujorit të pare - periudhes Janar-Qershor 2019 gjithsej 16 raste (51.61%). Ndërsa numri më i vogël i pacientëve i përket periudhës Janar-Qershor 2020 me gjithsej 5 raste (16.13%).

Konkluzioni: Infermieri siguron direkt kujdesin për fëmijët me enterostomi dhe merr pjesë në vlerësimin e nevojave të tyre. Poashtu bën planifikimin, kordinimin me prindërit e pacientëve dhe zbatimin në vazhdimësi të kujdesit për plagët dhe enterostominë. Luan një rol kryesor jo vetëm në trajtimin dhe përkujdesjen direkte por edhe në udhëzimin e prindërve për kujdesin optimal të fëmijëve me enterostomi në mjediset e shumta të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë pacientët e shtruar, pacientët ambulantor dhe kujdesin afatgjatë në shtëpi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2690

Included in

Nursing Commons

Share

COinS