Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Hajrullah Fejza
Language
Albanian
Abstract
Hyrje- Infeksionet e traktit urinar janë ndër infeksionet më të shpeshta si te pacientët ambulantorë, ashtu edhe te këta të hospitalizuar. ITU-të janë një nga tipet më të zakonshme të infeksionëve që hasen në mjekësinë klinike. Ato arrijnë në më shumë se shtatë milionë vizita mjekësore dhe rëndojnë më shumë se një milionë pranime spitalore vjetore në SHBA.
Qëllimi i Punimit- Qëllimi i punimit të kësaj teme ishte zgjërimi i njohurive lidhur me infeksionet e traktit urinar, duke përfshirë këtu: Etiologjinë e sëmundjes, Klasifikimin e ITU-ve, Simptomatologjinë, Parandalimin, Diagnostikimin, Mjekimin.
Metodologjia- Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të literaturës. Gjithashtu kemi paraqitur edhe të dhëna statistikore të marrë në Spitalin e Përgjithshëm të “FERIZAIT” në repartin e Urologjisë. Metoda e këtij hulumtimi është retrospektive.
Rezultate- Bazuar në të dhënat nga protokollet e Klinikës së Urologjisë në Spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, për periudhën e hulumtimit 2019-2020, kemi pasur 168 pacientë me infeksione të traktit urinar, prej të cilëve 115 femra dhe 53 meshkuj. Pra, për këtë periudhë një - vjeçare të hulumtimit tonë ishin gjithsej 168 pacientë të tillë.
Përfudime- Në bazë të të dhënave të marra në spitalin e Ferizait, mësuam se gjinia femrore është më e predisopozuar ndaj infeksioneve të traktit urinar në krahasim me meshkujt.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2696
Recommended Citation
Sopa, Drenusha, "Kujdesi infermierior te pacientët me infeksione të traktit urinar" (2021). Theses and Dissertations. 2186.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2186