Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Valdete Serreqi-Alidema
Language
Albanian
Abstract
Çrregullimet psikike janë të zakonshme në shumë çrregullime neurologjike, përfshirë epilepsinë dhe goditje në tru. Këto komorbiditete rritin barrën e sëmundjes dhe mund të komplikojnë trajtimin e çrregullimeve të kombinuara. Së fundi janë sqaruar lidhjet kohore midis çrregullimeve psikike dhe çrregullimeve neurologjike,veçanërisht në epilepsi dhe goditje në tru, ku provat epidemiologjikesugjerojnë që ekziston një marrëdhëniedypalëshe tek këto çrregullime. Duhet të bëhet shumë më tepër për të përmirësuar zbulimin dhe trajtimin e pacientëve të prekur nga çrregullime neurologjike dhe psikiatrike. Të kuptuarit e qëllimit të kësaj mbivendosjeje mund të frymëzojë bashkëpunime për të përmirësuar jetën e njerëzve të prekur nga të dyja çrregullime. Çrregullimet psikike kanë arritur në nivel të lartë në Kosov për shkak të kushteve ekonomike, sociale, ambientale. Këto kanë bërë që këta pacient të kenë manifestime më të shpeshta të ankthit dhe depresionit,sidomos gjatë pandemis me COVID-19. Qëllimi i këtij punimi është të kuptojmë se qka janë goditjet në tru dhe epilepsitë, si manifestohen këto dyçrregullime, shkalla e ankthit dhe depresionit tek këta pacient, të tregohen qëndrimet e infermierve si dhe të paraqiten rezulatet. Metodologjia e punës mbështete në rishikim të literatures dhe hulumtimit. Hulumtimi është kryer në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. DAUT MUSTAFA” – Prizren në Repartin e Neurologjis, ku për hulumtin është përdorur pyetësori i Hamilotn për ankthi dhe depresioni dhe janë përfshirë 30 pacient.Pyetjet e përdorura në këtë studim kishin një ndjeshmëri dhe specifikë të lartë pavarësisht thjeshtësisë së tyre. Prandaj, duke marrë parasysh prevalencën e lartë të simptomave të pazbuluara, të shoqëruara me çrregullime neurologjike, këto shkallë të thjeshta pritet të përfitojnë nga pacientët dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor duke identifikuar praninë e sëmundjeve psikike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2695
Recommended Citation
Sertolli, Diellza, "Çrregullimet Psikike Tek Pacientet Me Sëmundje Neurologjike Dhe Kujdesi Infermieror Te Këta Pacient" (2021). Theses and Dissertations. 2187.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2187