Date of Award
Fall 10-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Vjollca Pllana - Shahini
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Kanceri dhe trajtimi i tij kanë një ndikim të jashtëzakonshëm psikologjik dhe psiko-social si për pacientët ashtu edhe familjet e tyre dhe shoqërohen nga një seri ndryshimesh dramatike që përfshijnë dimensionet fizike, emocionale, shpirtërore, ndër njerëzore dhe shoqërore tek personat e prekur. Deklarimi i problemit: Qëllimi i hulumtimit është të zgjerojmë njohuritë tona rreth përjetimeve të veçanta psikologjike te personave që kanë prindër të prekur nga sëmundja e kancerit. Pra, të njoftohemi më për së afërmi me përjetimet të cilat janë më të shprehura tek këta persona, si dhe të kuptojmë m shumë se si sëmundja e prindit të tyre ndikon në jetën e tyre personale. Metodologjia: Studimi kërkimor është cilësor pasi më shumë është i përqendruar në eksplorimin e thelluar të mënyrës se si pjesëmarrësit janë ndjerë kur kanë kuptuar që prindërit e tyre janë të diagnostikuar me kancer. Ishte një studim ndër sektorial sepse përfshinte më shumë se një rast. Rezultatet: Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 5 persona prindërit të cilët janë të diagnostikuar nga kanceri. Pjesëmarrësit kanë treguar se kur është kërkuar prindërve të tyre biopsia kanë pasur mendime të përziera, janë ndier emocionalisht keq kur kanë kuptuar se prindi i tyre është i prekur nga sëmundja e kancerit, ata kanë treguar mënyrat që e mbështetësin dhe përkrahin prindin e tyre. Konkluzionet dhe rekomandimet: Në përfundim të këtij hulumtim rekomandohet që personat, prindërit e të cilëve janë të prekur nga kanceri, të kenë mbështetje psiko-sociale për të përballuar më lehtë shqetësimet me të cilat përballen.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2694
Recommended Citation
Dushullovci, Djellza, "Përjetimet Psikologjike Të Personave, Prindërit E Të Cilëve Vuajnë Nga Kanceri" (2020). Theses and Dissertations. 2188.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2188