Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Haki Jashari
Language
Albanian
Abstract
Diabeti në shtatzëni është një nga temat më të diskutuara kohët e fundit në fushën e obstetrikës për arsye të rritjes së incidencës së saj. Shfaqja e saj gjatë një shtatzënie ndërlikon përfundimin e shtatzanisë për nënën dhe foshnjen.
Duke qenë se diabeti është një sëmundje e pakurueshme e cila e shoqëron pacientin gjatë gjithë jetës së tij, menaxhimi i tij sa më i mirë jo vetëm që zgjat jetën e pacientit, por dhe frenon komplikacionet e diabetit që çojnë deri në koma dhe vdekje. Diabeti gestational, ndryshe i quajtur diabeti i shtatzanisë, është një prej tipeve të diabetit i cili shpesh herë nuk shfaqet dhe as ka simptoma të dukshme, por që mund të ketë rrezik si për jetën e nënës ashtu dhe fetusit dhe më vonë foshnjes pas lindjes.
Diabeti i shtatzënësisë dallohet për vlerat e larta të glukozës në gjak, të cilat shfaqen për herë të parë gjatë periudhës së shtatzanisë. Ky lloj diabeti i njohur prek rreth 10 – 15 % të të gjitha shtatzanive dhe përbën një nga komplikacionet që shfaqen më shpesh në këtë periudhë. Diabeti krijohet atëherë kur trupi nuk është në gjendje të prodhojë mjaft insulinë. Pikërisht për këto arsye studimi i kësaj teme ka për qëllim të përshkruajë sëmundjen e diabetit në përgjithësi dhe diabetit gestational në veçanti, simptomatologjinë, faktorët e riskut, komplikacionet, mënyrat e diagnostikimit dhe menaxhimit të sëmundjes, kujdesin infermieror dhe rëndësinë e këtij kujdesi qoftë në lehtësimin e simptomave të pacientes, qoftë në aspektin psikologjik.
Prandaj mund të themi se roli i infermierit është jo vetëm i domosdoshëm në zbatimin e përshkrimit të mjekut në rastin e hospitalizimit të pacienteve, por gjithashtu në informimin e tyre apo dhe familjarëve, mbi mënyrat e menaxhimit të sëmundjes apo injektimit të insulinës në rastet e nevojshme. Infermieri/rja e ka për detyrë të këshillojë pacienten të masë sheqerin në gjak, sipas një rutine ditore me orare të caktuara ose para dhe pas ushqimit, gjithashtu e këshillon në zbatimin e një diete ushqimore të vazhdueshme në mënyrë që sëmundja mos të agravojë dhe të arrijë në komplikacione dhe të vërë në rrezik jetën e gruas apo/dhe fetusit të saj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2716
Recommended Citation
Krosa, Gzonjetë, "KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTET ME DIABET GESTATIONAL" (2021). Theses and Dissertations. 2200.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2200