Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Ilir Ahmetgjekaj

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: DM është sëmundje kronike progresive, që karakterizohet me hiperglikemi dhe çrregullime metabolike të karbohidrateve, proteinave dhe lipideve si pasojë e mungesës absolute ose të pjesshme të prodhimit të insulinës. Është njëra nga problematikat më të rëndësishme metabolike.

Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit është analizimi i të dhënave statistikore për numrin e pacientëve me Diabet Mellitus në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nga muaji Janar deri në muajin Qershor të vitit 2020.

Metodologjia: Punimi është i llojit retrospektiv. Të dhënat e pacienteve janë marrë nga protokollet e Klinikës Interne në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit me lejen e komitetit etik. Në kuadër të dhënave bëjnë pjesë: mosha, gjinia, vendbanimi, ditët e hospitalizimit dhe skema e trajtimit. Rezultatet janë analizuar përmes programeve kompjuterike si SPSS.

Rezultatet: Në periudhën Janar – Qershor të vitit 2020, janë trajtuar gjithsej 129 pacient me diabet mellitus në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren. Muaji me më së shumti raste ishte muaji Janar me gjithsej 41 raste (31.8%). Prej 129 pacienteve të trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, 69 prej tyre ishin të gjinisë mashkullore (53.5%), kurse 60 prej tyre ishin të gjinisë femërore (46.5%). Mosha mesatare e personave të trajtuar për hipertension arterial ± DV ishte 67.12 ± 10.63 vjeç. Grup – mosha me më së shumti raste ishte ajo 60+ vjeç me 101 raste apo 78.3%. Komuna e Prizrenit kishte më së shumti raste, gjithsej 76 raste apo 58.9%. Shuma totale e ditëve të hospitalizuara është 747 për periudhën Janar – Qershor të vitit 2020. Ditët mesatare të hospitalizimit ± DS janë 5.79 ± 3.89 ditë. Shumica e pacienteve bëjnë pjesë në grupin 1 – 5 ditë hospitalizim, respektivisht 69 raste (53.5%). Shumica e pacienteve janë trajtuar me kombinimin në mes Metforminës + Sulphonylurea, respektivisht 52 raste (40.3%).

Përfundim: Si përfundim Diabeti Mellitus përbënë një sfidë për stafin e kujdesit shëndetësor, për vetë pacientët dhe familjarët në përgjithësi. Ne gjatë hulumtimit tonë nuk arritëm të gjejmë dallime në mes gjinive dhe grup – moshave në raport me ditët e hospitalizimit. Por gjetëm dallime signifikant në mesataret e ditëve të hospitalizimit në mes grupeve të skemave trajtuese të pacienteve me diabet mellitus në Klinikën Interne të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2713

Included in

Nursing Commons

Share

COinS