Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Leonora Zogaj

Language

Albanian

Abstract

Autizmi përkufizohet si defekt organik zhvillimor i trurit. Gjatë shqyrtimit të temës së diplomës jam munduar që të prek të gjitha pikat e autizmit, ku rëndësi të veçantë duhet t’i përkushtojmë karakteristikave tek fëmijët me autizëm, duke përfshirë ndërveprimin dhe komunikimin social, si dhe atë se sa mund t’u ofrohet ndihmë fëmijëve me autizëm,. Gjithashtu është e rëndësishme ta shqyrtojmë sjelljen, të dimë se çfarë module apo metoda përdor ekzaminuesi gjatë diagnostifkimit, llojet e çrregullimeve, shkaqet, zhvillimin social të autizmit, komunikimin, prognozën, menaxhimin, si dhe pjesën më të rëndësishme kujdesin infermieror që duhet ushtruar ndaj fëmijëve me autizëm.

Diagnostifkimi dhe trajtimi i hershëm, qasjet e qëndrueshme jofarmakologjike, përdorimi i rregullt i terapive rezultojnë në rezulatet më të mira dhe cilësinë e jetës.

Kudo që do të aplikohet kujdesi tek fëmijët me autizëm, mënyra e duhur është të dimë se si të krijojmë një komunikim me këta fëmijë, dallimin e nevojave të tyre si dhe përkushtimin që ju nevojitet atyre.

Në vazhdim të punimit kam paraqitur edhe hulumtimin tim të cilin e kam kryer në qendrën e fëmijëve me autizëm, ku kam mbledhur informacione se si punohet me këta fëmijë qdo ditë nga një orë në ditë, ku kemi gjithsej 29 fëmijë, më e shprehur gjinia mashkullore 25 djem dhe 4 femra, kemi një angazhim maksimal nga ana e anëtarëve të qendrës për ti mundësuar fëmijëve që të aftësohen që të kryejnë nevojat e tyre dhe një bashkëpunim mjaft të mirë në mes nënave dhe qendrave ku i dërgojnë fëmijët e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2736

Included in

Nursing Commons

Share

COinS