Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Zejdush Tahiri

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Vaksinimi përfaqëson një nga mjetet më efektive për parandalimin e infeksioneve për popullatën dhe për shëndetin publik në përgjithësi. Tani ekzistojnë vaksinat të cilat parandalojnë më shumë se 20 sëmundje të rrezikshme për jetën, duke ndihmuar njerëzit e të gjitha moshave të jetojnë më gjatë, dhe shëndetshëm. Imunizimi aktualisht parandalon 2-3 milion vdekje çdo vit nga sëmundjet sikur difteria, tetanusi, kolla e mirë, gripi dhe fruthi.

Metodologjia: Ky studim është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësis Familjare, në Komunën e Lipjanit. Në studim kanë marrë pjesë 30 infermierë të cilët kanë pranuar që të përgjigjen në pyetësorin për Njohurit dhe qëndrimet e infermierëve për vaksinim në QKMF- Lipjan.

Rezultatet: Nga 30 të anketuarit, 60% kanë qenë të moshës 25-44 vjeç, 37% të moshës 45-64 vjeç, 10-20 vite dhe 20-30 vite përvojë punë kanë 37%, vetëm 33% mendojnë se vaksinat kanë efekte anësore, 80% mendojnë se vaksina kundër gripit duhet të merret para sezonit të gripit, 70% nuk e kanë ditur kalendarin e obliguar të vaksinimit për Kosovë.

Konkluzione: Nga ky studim del që disa nga të anketuarit nuk janë mjaftueshëm të informuar për vaksinat dhe procesin e vaksinimit. Prandaj lind nevoja që të organizohen trajnime shtesë, me qëllim ngritjen e njohurive për vaksinimin.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2749

Included in

Nursing Commons

Share

COinS