Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Gani Halilaj
Language
Albanian
Abstract
Sipas Raportit Kombëtar për Kosovën (2014) në mbarë botën, përdorimi i drogës dhe substancave të tjera psikotropike dhe psikoaktive paraqet një kërcënim serioz në shëndetin dhe zhvillimin shoqëroro-ekonomik të një komuniteti, veçanërsisht duke vënë më të rinjtë në shënjestër. Qëllimi i këtij studimi është të shohim më shumë rreth abuzimit të substancave subtropike-droga dhe alkooli dhe ndikimin e këtyre substamcave tek personat mbi moshenë 20 vjeçare. Studimi është realizuar gjatë muajit Gusht ku për shkak të pandemisë të krijuar nga COVID 19 pyetësori është shpërndarë në mënyrë elektronike në rrjetin social Facebook. Gjithsej në këtë studim ishin 85 pjesëmarrës
Të dhënat e marrura janë analizuara me Pakon Statistikore të Shkencave Sociale 20 dhe janë bërë këto analiza: deskriptive, korrelacionare, ANOVA dhe regresioni linear.
Nga rezultatet arritëm në përfundim se 28.2% e pjesëmarrësve mendjnë se marijuana është shqetësimi më serioz për komunitetin e përgjithshëm, pastaj 22.4% prej tyre mendojnë se alkooli është një shqetësim, kurse vetëm 1.2% e pjesmarrësve mendojnë se asnjëra nga këto nuk paraqesin ndonjë shqetësim serioz për komunitetin e përgjithshëm. Poashtu edhe rezultatet e Anovës mbi përdorimin e alkoolit sipas moshës kur kanë filluar ta përdorin na tregojnë se nuk ka ndonjë dallim signifikantë p>0.05.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2746
Recommended Citation
Kollari, Urata, "ABUZIMI ME SUBSTANCA PSIKOTROPE-DROGA DHE ALKOOLI TE PERSONAT MBI MOSHË 20 VJEQARE" (2020). Theses and Dissertations. 2238.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2238