Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Gani Halilaj
Language
Albanian
Abstract
Përdorimi i substancave psikoaktive paraqet një kërcënim serioz për shëndetin dhe zhvillimin shoqëror e ekonomik të kombeve, komuniteteve, familjeve dhe të rinjëve. Numri i përdoruesve të substancave psikoaktive në nivel botëror arrin në 2 miliardë konsumues të alkoholit, 1.3 miliardë duhanpirës dhe 185 milionë përdorues të drogave.
Rezultatet nga raporti i VSHP-së flasin qartë për nevojën e adresimit urgjent dhe sistematik të përdorimit të substancave psikoaktive në Kosovë. Rëndësia e këtij raporti është e dyfishtë, në njërën anë në dokumentimin e situates së përdorimit të substancave psikoaktive në Kosovë dhe në anën tjetër në ofrimin e gjetjeve të cilat duhet të mirren parasysh gjatë hartimit të intervenimeve dhe programeve të bazuara në evidencë në nivele të ndryshme. Raporti paraqet të dhënat mbi përdorimin e substancave psikoaktive në mesin e të rinjëve, të burgosurve (para burgosjes) dhe përdoruesve të drogave injektuese. Ne shpresojmë se raporti do të kontribuoj për një përgjigje sistematike e cila do të mund të ballafaqohet me këtë sfidë të shëndetit publik. Vetëm atëherë do të ketë një përmirësim në kualitetin e jetës të atyre njerëzve të cilët janë të afektuar në mënyrë direkte ose indirekte nga përdorimi i substancave psikoaktive dhe varshmëria. Agjencionet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, më konkretisht OBSH-ja, UNICEF-i dhe UNFPA-ja kanë kënaqësinë që të paraqesin raportin i cili ofron disa rekomandime fillestare për hapat e ardhshëm dhe thërret për një përgjigje të koordinuar dhe të qëndrueshme në lidhje me përdorimin e substancave psikoaktive në Kosovë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2743
Recommended Citation
Nika, Shkurta, "‘‘Njohuritë e nxënsëve të moshës 15-19 vjeqare për substancat Psikoaktive në Komunën e Drenasit“" (2021). Theses and Dissertations. 2241.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2241