Date of Award
Fall 11-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Zaim Gashi
Language
Albanian
Abstract
Sëmundja e Celiakisë (CD) apo enteropatia glutenike është një sëmundje imunologjike e traktit digjestv, e lidhur me glutenin (proteinë e cila gjendet kryesisht në drithëra, grur, thekër dhe elb), prek kryesisht zorrën e hollë, më konkretisht pjesën e duodenit. Përgjigja imunitare e provokuar nga gluteni, prodhon antitrupa që shkaktojnë inflamacion të eritrociteve dhe dëmton vilet intestinale, që janë përgjegjëse për përthithjen e nutrienteve, vitaminave, minerale, elektrolitev duke dëmtuar dhe çon në malnutricon dhe malabsorbim. Shkaku kryesor i kësaj sëmundje është intoleranca ndaj glutenit në persona me predispozitë gjenetike të caktuar. Karakterizohet nga një numër i madh simptomash. Diagnoza përcaktohet përmes testeve serologjike (gjakut), si TTG-AgA (antitrupat tras glutaminik) përpara se të kryhen procedura tjera invazive si dhe rekomandohet të bëhet biopsia e zorrëve të holla për të konfirmuar diagnozën. Trajtimi i vetëm është ndjekja e një diete strikte pa gluten.
Ky punim është realizuar me qëllim që të dihet më tepër rreth kësaj sëmundje, pasi që është shumë e ngjashme me alegjinë ushqimore dhe shpesh i ngatërrojmë me njëra-tjetrën.
Përmes këtij punimi synohet që të shtjellohet diagnostifikimi, trajtimi, zhvillimi, përkujdesja infermierore dhe mjekimi i kësaj sëmundje.
Ky punim është bërë në kolegjin UBT, programi Infermieri në bashkëpunim me Qendrën Klinike Univerzitare të Kosovës, (QKUK) në Prishtinë, ky punim ka të bëjë me trajtimin dhe rekomandimet infermierore lidhur me sëmundjen Celiake.
Mentori i temës është: Prof. Dr. Zaim Gashi.
Punimi përfshinë: 31 faqe dhe 5 figura.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2742
Recommended Citation
Cakaj, Sherife, "KUJDESI INFERMIEROR TË TË SËMURET ME CELIAKI" (2020). Theses and Dissertations. 2242.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2242