Date of Award
Winter 2-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Edmond Hajrizi
Language
Albanian
Abstract
Është e pa argumentushme që marka tregtare është aktivitet krucial dhe ‘mbijetues’ në suksesin e kompanive të sapothemeluara. Kjo temë prezanton aktivitetin hulumtues për çasjen e kompanive starts-up në Kosovë dhe rolin e brandingut në këto kompani të sapo themeluara. Përgjithësisht, në Kosovë mungon aktiviteti hulumtues shkencor për aktivitetet e brendingut, andaj, konsideroj që kjo temë është vlerë e shtuar për kompanitë kosovare gjithashtu, për pasurim akademik hulumtues e shkencor.
Për sa i përket metodologjisë; qasja kualitative do të përdoret kryesisht bazuar në raste konkrete. Studimi i rasteve konkrete do të lejoj që të eksplorohet më në detaje dhe të kuptohet qasja dhe roli i brendingut në suksesin e kompanive start-ups. Tema do të refletoj të gjeturat e hulumtimit kualitativ duke përfshi gjithsej tetë (8) kompani të cilat veprojn në Kosovë, nëpërmes intervistave, observimit dhe analizës. Shumica e kompanive kanë dëshmuar se janë të vetëdishme për trendet teorike për sa i përket brend menaxhmentit e poashtu besojnë që brendingu është faktor i rëndësishëm për zhvillimin e kompanisë në këtë fazë të themelimit.
Rezultati i hulumtimit tregon që kompanitë start-up e njohin rëndësinë e brendit, megjithatë të njejtat e neglizhojnë implementimin praktikë e poashtu u mungon strategjia efektive për arritjen e rezultateve të synuara. Për më tepër, investimet financiare në këtë ‘fushë’ janë të rralla dhe të pakta për arsye të; neglizhencës, mungesës së besimit në arritjen e rezultateve të synuara dhe në rastin më të keq për shkak të ‘dështimit’ të maturimit të kompanive.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.2772
Recommended Citation
Asllani, Valdrin, "MARKAT TREGTARE DHE ROLI I TYRE NË ZHVILLIMIN E KOMPANIVE TË SAPOTHEMELUARA NË KOSOVË" (2017). Theses and Dissertations. 2248.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2248