Date of Award
Winter 12-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Edmond Hajrizi
Language
Albanian
Abstract
Vendet e Evropës Juglindore, pjesë e së cilës është edhe Republikën e Kosovës, janë të pritura të paragjykojnë dhe në të njëjtën kohë të mos besojnë në aftësinë e femrave si bartëse dhe udhëheqëse të një biznesi.
Në Kosovë përveç paragjykimit si fenomen i mos besimit haset edhe në një faktor tjetër, e kjo është ndjenja e marrjes së rrezikut. Femrat në përgjithësi si gjini janë të njohura që më pak janë të prira që të rrezikojnë.
Në ambientin tonë në të cilin mund të zhvillohet një biznes me të vërtetë kërkohet një guxim dhe vendosmëri pasi që investimi në një biznes të caktuar kërkon ti hyhet një rreziku. Ndoshta faktori rrezik është fenomeni që në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë të kemi pak femra në ndërmarrësi.
Natyrshëm inkuadrimi i femrës në biznes përveç gadishmërisë kërkon edhe mbështetje nga familja dhe rrethi . Gjetja e mbështetjes nga familja për një femër me ambicie dhe gatishmëri për tu marrë me këtë profesion do të thotë shumë. Marr në prizmin e përgjithshëm, femrat në Kosovë shprehin vullnetin e tyre për ndërmarrësi, ato kanë marrë disa iniciativa për inkuadrim në fushën e biznesit, por ende nuk është një përqindje e dëshiruar.
Për shkak të natyrës së gjinisë që i takojnë, femrat ndërmarrëse përveç mbështetjes nga familja, ato kanë nevojë edhe për një organizim në kuadër të asociacioneve të biznesit të tyre. Kjo me qëllim shtimin e komunikimit mes tyre, identifikimin e nevojave dhe tejkalimin e pengesave.
Kjo tezë magjistrature ka për qëllim thelbësor që ta shohë se cili do të jetë ndikimi i familjes dhe organizimi i femrave ndërmarrëse në një rrjet afarist. Cilat janë përparësit dhe dobësitë e organizimit të femrave ndërmarrëse në kuadër të shoqatave afariste, cili është suksesi afarist i ndërmarrjeve që udhëheqen nga ato, a kanë ato një rrjet të mirfilltë afarist, etj .
Gjatë këtij punimi në mënyrën më të mirë të mundshme, me anë edhe të një pytësori, do të mudohem të kuptojmë me saktësinë më madhe se cili është ndikimi i familjes dhe rrjetit afarist tek femrat ndërmarrëse në Republikën e Kosovës.
Për analizimin e kësaj problematike, perveç konsultimit me literaturën profesionale, do të analizojme me kujdes edhe përgjigjet që do të dalin nga pyetësori që do të realizohet në formë interviste me femrat ndërmarrëse .
Në këtë punim do të analizojmë edhe të dhënat nga dokumentet publike të institucioneve të Republikës se Kosovës dhe nga vet shoqatat që merren me avokimin dhe promovimin dhe mbrojtjen e punës së femrave në biznes .
Nga ky punim mendojë të nxjerri rezultate ekzakte nga të cilat do krijohet një pasqyre e kjartë për ndikimin e familjes dhe rrjetit afarist për femrat ndërmarrëse në Kosovë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.2768
Recommended Citation
Ademaj, Kushtrim, "NDIKIMI I FAMILJES DHE RRJETIT AFARIST NË PERFORMANCËN E BIZNESEVE TË FEMRAVE NDËRMARRËSE NË KOSOVË" (2016). Theses and Dissertations. 2252.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2252