Date of Award

Summer 7-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Prokurimi publik është temë që e tërheq vëmendjen e publikut të tërësishëm nga fillimi i mileniumit të ri, për shkak të faktit se përqindje e madhe nga buxheti kombëtar bie përkatësisht të procedurave përmes të cilave shteti blen mallra, punë dhe shërbime.. Pavarësisht nga fakti që kjo çështje ka aspekte administrative, pa dyshim se ajo paraqet fushë kreative dhe zhvilluese, që në vetë përfshin një numër shumë të madh të disciplinave, dhe është komplekse dhe kreative. Më fjalë të tjera, secili që është i përfshirë në procesin e prokurimit publik, është krijues potencial i praktikës së mirë pune, veçanërisht për atë shkak që nuk ekzistojnë situata univezale dhe identike, sepse nuk mund në mënyrë ideale gjithçka të rregullohet në dispozitat pozitive ligjore, por në afat të gjatë është e nevojshme ngritje e vetëdijës publike dhe koncentrim i vëmendjes ndaj zbatimit të parimeve të përgjithshme në prokurimet publike me qëllim që dy palët në procedurën, por edhe publiku i tërësishëm, të kenë shikim pozitiv ndaj procesit të prokurimit. Qëllimi kryesor

i procesit të prokurimit publik është efektiviteti i kostos dhe vlerës në sektorin publik. Ky studim paraqet një analizë të sfidave drejt reformimit të sistemit të prokurimit publik në Kosovë dhe dobësive në zbatimin e ligjit. Duke përdorur të dhëna primare dhe sekondare ky studim i shqyrton ecjet dhe ngecjet në procesin e themelimit të këtij sistemi. Merr parasysh pikëpamjet e të gjitha palëve të interesuara duke përfshirë ndër të tjera: institucionet qendrore të prokurimit, parlamentin, qeverinë, sektorin privat, shoqërinë civile dhe mediat. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se, pavarësisht nga progresi i dukshëm në këtë fushë, mbetet edhe shumë për t’u bërë në të ardhmën veçanërisht në sigurimin e zbatimit të drejtë të masave ligjore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.2763

Included in

Business Commons

Share

COinS