Date of Award
Winter 12-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bernard Dosti
Language
Albanian
Abstract
Sistemi tatimor është një qelizë e rëndësishme në ekonominë e një vendi, sepse siç e dimë pjesa më e madhe e të ardhurave në buxhetin e shtetit realizohet nga mbledhja e taksave dhe tatimeve. Kosova ka kaluar një periudhë të vështirë për sa i përket sistemit tatimor. Megjithëse përpjekjet për përmirësimin e sistemit tatimor ende duhet punë për të arritur një standard të caktuar. Për të aritur këtë standard duhet një Administratë Tatimore e fortë dhe e qëndrueshme për shkak të informalitetit që kemi në ekonomi, evazionit fiskal dhe korrupsionit.
Një sistem tatimor efiçent tregon një ekonomi në zhvillim, ku Kosova është një ndër vendet me rritje ekonomike.
Që një sistem tatimor të jetë gjithmonë në rritje, duhet që çdo individ të ketë frymën e vullnetarizmit për të paguar detyrimin ndaj taksave, për një qëllim të caktuar, që është ai i përmirësimit të mirëqenies ekonomike të një vendi.
Punimi i mëposhtëm shqyrton mënyrat në të cilat barra e taksave të larta në ekonomitë e vendeve të zonës së Europës - mund të ketë ndikuar negativisht mbi investimet e huaja dhe, për pasojë, ka reduktuar rritjen ekonomike. Agjent ekonomik është edhe qeveria, dhe taksat janë burimi më i rëndësishëm për mbulimin e shpenzimeve qeveritare.
Çdo sistem taksimi tenton që të jetë sa më efiçient dhe njëkohësisht të përmbushë disa parime kryesore. Sigurisht që pagesa e taksave është e pa evitueshme në çdo lloj sistemi tatimor.
Për qëllimet e këtij studimi kemi analizuar të dhënat fiskale për Kosovën. Një ndër objektivat e studimit është krahasimi i nivelit të tatimeve të Kosovës me vendet e rajonit si në norma margjinale të tatimeve ashtu edhe sipas indekseve ndërkombëtare.
Studimi është realizuar në 3 aspekte. Së pari është bërë krahasimi i Kosovës me vendet e rajonit duke parë normën margjinale të tatimeve. Së dyti është bërë krahasimi i Kosovës me vendet e rajonit sipas indekseve ndërkombëtare. Së treti është bërë analizë statistikore e të dhënave tatimore për të parë ekzistencën ose jo të shkaktësisë midis të ardhurave tatimore me shpenzimet qeveritare apo me rritjen ekonomike. Rezultatet e analizës treguan një lidhje sinjifikative të zhdrejtë midis tyre.
Fjalët kyçe: Tatime optimale, normë margjinale tatimi, shpenzime qeveritare, investime të huaja direkte, të ardhura tatimore, Kosova.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.2761
Recommended Citation
Lushtaku, Edona, "TATIMET - ANALIZË E POLITIKAVE TATIMORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, KOMUNA E PRIZRENIT" (2016). Theses and Dissertations. 2259.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2259