Date of Award
Spring 3-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Në ditët e sotme thuajse të gjithë konsumatorët përdorin produktet dhe shërbimet bankare. Nëse ky treg do të funksiononte më së miri sigurisht se mirëqenia do të ishte e lartë. Duke pasur parasysh karakteristikat e veçanta të tregut bankar, supozimi se rritja e nivelit të konkurrencës do të mund të bënte një gjë të tillë, shpeshherë, është kundërshtuar nga fakti se ajo mund të ishte e rrezikshme për stabilitetin dhe efiçencën e tyre. Prandaj lind pyetja: se cili është niveli optimal i konkurrencës së këtij tregu për arritjen e një niveli më të lartë të mirëqenies. Për këtë arsye ky punim bën një vlerësim për efiçencën në sektorin bankar duke analizuar edhe dizajnimin e shërbimeve në sektorin bankar.
Pothuajse të gjithë treguesit që janë marrë në analizë tregojnë performancë të ulët të efiçencës dhe rritje të brishtësisë së sistemit bankar.
Kjo do të thotë se kur politikëbërsitë kërkojnë strukturën optimale, duhet të udhëhiqen më tepër nga efiçenca e tregut dhe me politikat rregulluese të nxisin bankat të sillen me kujdes edhe në një treg konkurrencial.
Shumë institucione financiare, respektivisht banka e ndajnë dizajnimin e procesit nga dizajnimi i produkteve dhe shërbimeve. Një ndarje e tillë në biznes konsiderohet të jetë gabim dhe duhet të evitohet. Menaxherët e operacioneve duhet të krijojnë një ambient të përshtatshëm që dizajnimi i produktit dhe i shërbimit, si dhe i procesit të nevojshëm për krijimin e tyre të bëhet në mënyrë interaktive. Interaktiviteti i tillë duhet të fillojë që nga gjenerimi i ideve, të përcillet në ekzaminimin e koncepteve dhe të vazhdoj në procesin e krijimit të produkteve dhe shërbimeve deri te paraqitja e tyre në treg.
Përzierjen apo fuzionin e dizajnimit të produkteve dhe shërbimeve dhe të procesit për krijimin e tyre në këtë punim në vazhdim e konsiderojmë dizajn interaktiv. Kriteret që janë marrë për shqyrtim janë përparësia konkurruese e matur me indikatorët e shpejtësisë së produktit apo shërbimit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.2753
Recommended Citation
Jakupi, Adelina, "IMPROVING EFFICIENCY IN BANKING SECTOR BY INTERACTIVE DESIGN CASE STUDY PRO CREDIT BANK KOSOVA" (2017). Theses and Dissertations. 2267.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2267