Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Science in Management (MSM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Infrastruktura tradicionalisht zë vendin e qendrës në planifikimin ekonomik të kombeve.
Në të gjithë botën, qeveritë përballen me një nevojë akute për një infrastrukturë të re ose të modernizuar. Shumë investitorë, veçanërisht ata me qëllime afatgjate, siç janë fondet e pensioneve, shoqëritë e sigurimeve dhe fondet e pasurisë sovrane, duan të ndajnë më shumë kapital në infrastrukturë por luftojnë për të identifikuar projekte të qëndrueshme dhe për të u larguar nga ato potencialisht të falimentueshme. Thjeshtë, ekziston një mospërputhje domethënëse në mes të nevoja për projekte të infrastrukturës dhe kapitalit të vënë në dispozicion nga investitorët.
Infrastruktura e re promovon rritjen ekonomike, zgjeron tregtinë, zvogëlon varfërinë dhe përmirëson mjedisin. Rëndësia e saj në të gjithë botën fton një debat të rëndësishëm të informuar mbi efektet e investime në infrastrukturë publike në zhvillimin ekonomik.
Ky studim nxjerr në pah se për krijimin e një infrastrukture e cila promovon rritje ekonomike duhet që të kemi një grup të ekspertëve për projektim me fokus në analizë dhe studim të fizibilitetit, të kemi një vizion strategjik të infrastrukturës ku janë definuar mir rolet dhe përgjegjësitë në fushat kryesore si politikave, programeve dhe të projekteve, të ketë mundësi të fuqizimit të politikave dhe rregulloreve të cilat zvogëlojnë rrezikun, si dhe të përqendrohet më shumë tek investitorët që kanë vlerën maksimale për të investuar si qeveria, etj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2784
Recommended Citation
Lushtaku, Albulena, "NDIKIMI I INVESTIMEVE PUBLIKE INFRASTRUKTURORE NË RRITJEN EKONOMIKE: RASTI I KOSOVES" (2019). Theses and Dissertations. 2268.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2268