Date of Award
Spring 5-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Science in Management (MSM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bernard Dosti
Language
Albanian
Abstract
Ky studim adreson çështjen e impaktit të politikës fiskale në zbutjen e papunësisë, rritjen e investimeve dhe të konsumit për të gjeneruar rritje ekonomike të qëndrueshme. Ndër të tjera, ky punim do të sqarojë se çka janë politikat fiskale, ndikimi i tyre në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe aplikimi i tyre në përputhje me legjislacionin e shtetit dhe politikat monetare.
Ndikimi i politikave fiskale ka qenë gjithmonë temë kryesore në ekonomi, pasiqë mirëqenia dhe stabiliteti politik varen nga ekuilibri ekonomik. Politikat fiskale përbënjë një komponentë të politikës ekonomike shtetërore që shfrytëzohet për qëllime makroekonomike për të ndikuar në nivelin e produktit, punësimit dhe çmimeve. Prandaj, politikat fiskale janë masat me të cilat qeveria i rregullon nivelet e shpenzimeve, me qëllim të monitorimit dhe ndikimit në ekonominë e një vendi. Por, jo rrallë ngjan që shteti del i paaftë në drejtimin e politikës fiskale qoftë për shkak të informacioneve jo të sakta apo parashikimeve të gabuara lidhur me efektet që rezultojnë nga masat dhe veprimet e ndërmarra për arritjen e objektivave. Një tjetër arsye e dështimit mund të jetë jokoordinimi i politikës fiskale me politikën monetare, duke vepruar gjatë gjithë kohës si ngulfatës në rezultate të njëra tjetrës. Ndër të tjera, përmes politikave fiskale ndikohet në uljen/rritjen e papunësisë, në nivelin e investimeve, por edhe në çështjet e edukimit, arsimit, kulturës dhe shëndetësisë.
Kosova njihet si vendi me shkallën më të ulët të investimeve të huaja direkte në Evropë, rrjedhimisht pa investime nuk ka as transferim të dijes e teknologjisë moderne, nuk ka kapital të freskët, vende të reja të punës e prodhim vendor, si i tillë ende mbetet larg shijimit të përparësive që sjellin investimet e huaja. Në ekonominë e tregut sektori privat është një sektor dinamik në saje të energjisë ndërmarrëse dhe interesit të investitorëve, e të cilat ndihmojnë rritjen e punësimit dhe përmirësojnë produktivitetin, prandaj ndikimi i politikave fiskale vërehet më së shumti në sektorin privat.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.2775
Recommended Citation
Hoti, Elfije, "NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE NË NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME NË KOSOVË" (2018). Theses and Dissertations. 2277.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2277