Date of Award

Winter 11-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Mechatronics, System Engineering and Robotics

First Advisor

Muzafer Shala

Language

Albanian

Abstract

Çdo ditë e më tepër rritet nevoja për furnizim të pandërprerë dhe kualitet të energjisë për shkak të zhvillimit teknologjik të pajisjeve dhe komponentëve sensitive e të cilat aplikohen në masë të madhe në pothuajse të gjitha degët e industrisë prodhuese dhe shërbyese. Nevoja për t’i njohur dhe menaxhuar sistemet që ofrojnë furnizim të pandërprerë dhe cilësorë të energjisë sa vije e rritet edhe në vendin tonë, prandaj ky në fakt është njëra ndër arsyet se pse e kam zgjedhur këtë temë, për më tepër, unë aktualisht i menaxhoj dhe mirëmbaj sistemet e tilla në vendin aktual të punës, dhe shpresoj që ky material t’i shërbej edhe studentëve tjerë sepse përmban përpos hulumtimit didaktik-deskriptiv nga burime relevante kredibile, edhe njohuritë personale praktike. Gjithashtu, hulumtimi gjatë përgatitjes së temës më ka ndihmuar në avancimin e njohurive që do të më shërbejnë edhe në vendin e punës. Në këtë punim diplome shpjegohen burimet përkatësisht sistemet që sigurojnë furnizim të pandërprerë duke shpjeguar nevojën për sisteme të tilla, strukturën dhe fizikalitetin elektroteknik, komponentët dhe pajisjet që e përbëjnë sistemin, teknologjitë aktuale dhe topologjitë apo arkitekturat aktuale të sistemeve në fjalë, llojet sipas karakteristikave dhe parametrave specifik të ndryshëm, standardet aktuale evropiane të sistemeve të tilla, etj. Për më tepër, materiali i përfshirë në këtë punim diplome është i përcjell dhe i mbështetur me figura dhe paraqitje grafike dhe të dhëna tjera. Kam hulumtuar një gamë të gjerë të materialeve dhe publikimeve të ndryshme duke përfshirë këtu libra apo material në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane, pastaj material nga ueb sajte të ndryshme relevante, nga punime shkencore dhe publikime të ndryshme, kam shfrytëzuar edhe softuerin Multisim për të provuar funksionalitetin e skemave dhe lidhjeve përmes simulimit virtual të tyre. Edhe pse për të menaxhuar dhe për t’i mirëmbajtur sistemet e tilla kërkohet edhe një studim praktik profesional, prapë se prapë, njohja e aspektit teorik është mjaftë e rëndësishme dhe ky material në këtë punim ofron një bazë të mirë për të kaluar më pastaj në praktikë. Sistemet në fjalë e rrisin sigurinë e funksionimit te operacioneve dhe proceseve të rëndësishme në institucione prandaj i rekomandoj për të gjitha aplikimet ku kontinualiteti dhe kualiteti i furnizimit më energji është i domosdoshëm. Në shumë raste të tilla, sistemi është mjaftë fizibël dhe më impakt kost-efektiv, pra investim i arsyeshëm dhe i duhur.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.211

Share

COinS