Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Vendimmarrja është sigurisht detyra më e rëndësishme e një menaxheri dhe shumë shpesh është një detyrë e vështir. Domeni i modeleve të analizës së vendimmarrjes bie midis dy rasteve ekstreme. Kjo varet nga shkalla e njohurive që kemi për rezultatin e veprimeve tona. Probabiliteti është një instrument i përdorur për të matur gjasat e shfaqjes për një ngjarje. Kur probabiliteti përdoret për të shprehur pasigurinë, anën determinonte ka një probabiliteti (ose zero), ndërsa në fundin tjetër ka probabilitet të sheshtë (të gjithë po aq të mundshëm). Natyrisht që temat e shtjelluara në këtë punim kanë aplikim më të gjërë praktik dhe mund t’u shërbejnë edhe për nevoja të punës për administrim dhe organizim të udhëheqësve të institucioneve publike, organizatave etj.
Gjatë punimit kam shfrytëzuar literaturë dhe materiale të ndryshme, punime shkencore, ligjeratat e marrura gjatë studimeve dhe të gjitha elementet praktike të nevojshme për arritjen e realizimit sa më të suksesshëm të këtij punimi shkencor, përkatësisht punimit të diplomës. Në fillim të punimit shpjegohet koncepti i menaxhmentit, roli dhe funksioni i tij, në pjesën e dytë shpjegojet venndimarrja në BNJ, në mënyrë të posaçme efekti i vendimarrjes menaxheriale, kurse në pjesën përfundimtare prezentimet dhe anliza e rezultateve. Ky hulumtim ofron një procedurë vendimmarrëse hap pas hapi për zgjidhjen e problemeve komplekse pasi që në jetën tonë të përditshme ose në mjedise profesionale, ka zakonisht kritere të shumta kundërthënëse që duhet të vlerësohen në procesin e marrjes së vendimeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2808
Recommended Citation
Maloku, Shpresa, "EFEKTET E VENDIMMARRJES MENAXHERIALE NË BURIMET NJERËZORE" (2019). Theses and Dissertations. 2281.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2281