Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Ky hulumtim ka trajtuar qasjen për integrim efektiv të faktorëve ekonomik të zhvillimit ekonomik. Faktorët kryesor që janë trajtuar gjatë këtij punimi lidhen me burimet njerëzore, burimet kapitale, natyrore, faktorët social dhe politik (kapacitetin). Pozicioni i Kosovëssëpasluftësështë shumë i vështirë ndaj duhen bërë shumë përpjekje duke punuar si me faktorët ekonomikë ashtu edhe me të gjitha strukturat dhe institucionet tona. Konceptet e ndërtuara për zhvillim, punësim dhe platfromainvestive përbëjnë vazhdimisht bazën e idenitifkimit të hapsirave ku ka potencial për përmirësim sepse përbëjnë në vet burimin e problemit ndaj edhe hulumtimi është shtjelluar mbi këtë kontekst duke u fokusuar në pyetjet e karakterit hulumtues mbi integrimin e mirëfillët dhe sipas prioritetit të të gjithë faktorëve ekonomik me impakt në zhvillim të përgjithshëm ekonomik dhe mirëqenje shoqërore. Qasja ndaj tekinkave të aplikuara në metodat hulumtuese i referohet mbledhjes dhe përpunimit sasior dhe cilësor të të dhënave nga shembuj brenda dhe jashtë vendit duke analizuar dhe krahasuar efektet produktive në zbatim nga ku edhe janë ndërtuar pikë referencat dhe rezultatet përmbledhëse. Nga këto rezultatet gjatë këtij hulumtimi dhe strukturimit të informacioneve konstatohet nevoja e profilizimit të platformës së zhvillimit ekonomik e cila përkrahas me kushtet dhe rrethanat e vendit tonë, do të siguronte qëndrueshmëri dhe sinkronim adekuat në mes të faktorëve me ndikim mbi këtë fushë duke reflektuar shpejtë dhe efketshëmnë rritjet pozitive ekonomike, rentabilitet dhe qëndrueshmëri.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2805

Included in

Business Commons

Share

COinS