Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Menaxhimi efektiv nënkupton kryerjen efektive të veprimtarive menaxheriale. Një menaxher i efektshëm kryen aktivitete në mënyrë efektive dhe efikase.
Një vend mund të jetë ekonomikisht i qëndrueshëm atëherë kur resurset njerëzore, fizike dhe ato financiare që janë në dispozicion, përdoren në mënyrë efektive për të siguruar rritjen ekonomike dhe mirëqenien e banorëve të tij. Mbështetja në resurset është e rëndësishme, mirëpo, përdorimi efektiv i këtyre resurseve për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të mirëqenies është edhe më i rëndësishëm.Rritja mund të krijojë qarqe të virtytshme prosperiteti dhe mundësi. Rritja ekonomike është instrumenti më i fuqishëm për uljen e varfërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në vendet në zhvillim.
Në bazë të studimit të literaturës janë formuluar pyetjet në lidhje me menaxhimin efektiv në rritje ekonomike , ku në bazë të pytësorve të menaxherëve të kompanive publike dhe private në Kosovë do të mbledhen informata në lidhje me procesin dhe metodat.
Përmes punimit do të realizohet hulumtimi i rolit të menaxhimit efektiv në rritje ekonomike si
dhe ndikimi i tij në sektorin publik dhe privat.
Studimi është fokusuar në disa faktorë të rëndësishëm, të cilët kontribojnë në ndërtimin
e një klime për menaxhim efektiv , siç janë: komunikimi, motivimi dhe udhëheqja.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2803
Recommended Citation
Mehmeti, Florentina Musliu, "IMPAKTI I FAKTORËVE TË MENAXHIMIT EFEKTIV NË RRITJEN EKONOMIKE" (2019). Theses and Dissertations. 2286.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2286