Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Energjia alternative ka filluar të shfrytëzohet shekuj më pare. Energjia e erës ka të paktën 3000 vjet që vazhdon të shfrytëzohet. Deri në fillim të shek.XX, energjia e erës është përdorur si burim për përftimin e energjisë mekanike, që nevojitej në procesin e bluarjes së grurit. Turbinat e para të erës, në funksion të prodhimit të energjisë elektrike, morën zhvillim në fillim të shek.XX.

Burimet alternative të energjisë, nga delli, era e deri tek uji, nuk lirojnë gazra serrë të cilat janë të dëmshme për ambientin, siç e bëjnë djegia e lëndëve fosile për prodhimin e saj. Kjo do të thotë se burimet e ripërtëritshme të energjisë ndihmojnë në zvogëlimin e sasisë së emetimit të gazrave të dëmshme qe dëshmon rendësin e investimit ne ketë lloj energjie.

Zgjidhja e zëvendësimit të energjisë së jo-pertërishme me atë të ri-pertërishme është e mundur edhe në vendin tonë. Mënyra më e mire për të aplikuar metodat më të suksesshme është analizimi i përvojave te shteteve të zhvilluara, si dhe analizimi i mundësive të Kosovës për aplikimin dhe shfrytëzimin e energjive që i ofronë pozita gjeografie dhe klimatike e vendit tonë.

Gjithashtu Kosova duhet të investojë edhe në edukimin dhe përgatitjen e kuadrove në fusha të caktuara të energjisë. Kosova edhe pse vlerësohet me popullsi në moshë të re, ajo vuan nga mungesa e mirëfilltë e edukimit dhe zhvillimit të resurseve humane për treg të punës. Krijimi i një fondi për hulumtime shkencore dhe zhvillimore do të krijonte mundësinë që studiues të rinj dhe ekspertë të fushave të energjisë të merren me projekte ku kërkesa për analiza në këto fusha për momentin është në ekspansion në tregun botëror.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2802

Included in

Business Commons

Share

COinS