Date of Award

Spring 5-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Mechatronics, System Engineering and Robotics

First Advisor

Bertan Karahoda

Language

Albanian

Abstract

Printimi tre dimensional është një teknologji relativisht e re e cila daton nga fundi i shekullit të 20 dhe që është duke vazhduar me një trend të lart të zhvillimit.

Qëllimi i punimit të temës së diplomës është paraqitja e detajizuar e dizajnimit, montimit dhe funksionimit të printerit tre dimensional “Formon Core”, rëndësia e përdorimit, fusha e operimit të kësaj pjese të teknologjisë së shekullit 21.

Kompania Formon me seli në Prishtinë është e autorizuar si kompani për dizajnimin, prodhimin dhe shitjen e printerëve tre dimensional të quajtur Formon Core.

Arsyeja e prodhinmit të printerave tre dimensional është parashikimi i rritjeve enorme të kësaj fushe të teknologjisë si dhe aplikacioneve të cilat përkrahin modelet tre dimensionale.

Formon Core u dizajnua dhe u montua në Kosovë nga kompania Formon e cila i përmban edhe të drejtat e patentimit dhe të dizajnit industrial për prodhimin e printerëve tre dimensional.

Fusha e përdorimit të printimit 3d me printera 3 dimensional është një fushë shumë e gjërë e cila brenda vetes përfshinë një numër të madhë të profesioneve si dhe të një profesioni të quajtur “Do It Yourself” për të krijuar gjëra të cilat ne i imaxhinojm, pastaj i dizajnojm në kompjuter me aplikacione specifike dhe në fund me ndihmën e printerit personal tre dimensional “Formon Core” i krijojmë në mënyrë fizike dhe në formë reale.

Fusha e 3d printerave është një fushë e cila po lulëzon çdo ditë e më shumë, dhe si pasojë e kësaj edhe numri i konkurentëve është i madhë. Por me krijimin e avantazheve ndaj konkurentëve siç janë: performanca më e mirë, kualiteti i produktit, thjeshtësia e përdorimit, dizajni shumë praktik dhe mbi të gjitha dhe ndoshta edhe më kryesorja është çmimi shumë më i arsyeshëm se konkurentët e bëjnë produktin Formon Core më të arsyeshëm nga konsumatorët.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.210

Share

COinS