Date of Award
Spring 4-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nazmi Zeqiri
Language
Albanian
Abstract
Në kushtet e ekonomisë së lirë, tregu financiar funksionon si mekanizëm specifik përmes të cilit zhvillohet qarkullimi i mallrave, shërbimeve, punës, teknologjisë, informatave. Tregjet financiare përfaqësojnë një nga sferat më të rëndësishme të funksionimit të ekonomisë së një vendi, nëpërmjet të cilëve përcaktohet niveli i duhur i çmimeve, drejtohet prodhimi, shpërndarja, investimi dhe konsumi i mjeteve, sigurohet rritja ekonomike si dhe plotësohen nevojat e prodhuesve dhe konsumatorëve.Tregu financiar, si një segment i veçantë i tregut në tërësi, paraqitet në rolin e mekanizmit që duhet të ndikojë në alokimin optimal të fondeve financiare dhe në baraspeshimin e ofertës dhe kërkesës së parasë dhe akumulimit. Tregu financiar, me ndihmën e instrumenteve financiare dhe ndërmjetësve siguron ekuilibrin financiar-monetar.Duke u nisur nga fakti se tregjet financiare paraqesin segmentin më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të sistemit të gjithëmbarshëm ekonomik, dhe duke shpresuar se në një të ardhme të afërt do të nis funksionimi i tregut financiar edhe në vendin tonë kam dashur që së paku lexuesit në mënyre teorike të informohen rreth funksionimit të tregjeve financiare, instrumenteve financiare, dhe pjesëmarrëseve financiare.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.2825
Recommended Citation
Avdiu, Shukri, "TREGJET FINANCIARE, PJESËMARRËSIT DHE INSTRUMENTET FINANCIARE" (2015). Theses and Dissertations. 2307.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2307